WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë Empty
MesazhTitulli: Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë   Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë EmptyMon Mar 21, 2011 10:51 pm

Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë 9lcphc

Këngëtarja kolumbiane me famë botërore Shakira dhe grupi gjerman Fools Garden do të mbajnë koncerte në Kosovë gjatë muajve në vijim, pohon producenti Rudolf Keller nga Power Concert Company.

Gjermani Keller thotë se grupi i njohur gjerman “Fools Garden” do t’i mbajë dy koncerte unplugged, njërin pas tjetrit në Prishtinë. Për koncertet e ‘Fools Garden’ në shitje do të jenë dy mijë bileta. Çmimi i tyre do të jetë 5 euro për shumicën që do të rrinë në këmbë, dhe 7 euro për ata që duan ta dëgjojnë koncertin të ulur.

Keller sqaron se nga koncertet e bendit “Fools Garden” nuk sheh përfitime, porse qëllim kryesor sipas tij, është që kosovarët të dëgjojnë muzikë të mirë. “Dëshiroj të sjell në Kosovë muzikë të mirë, dhe kur them muzikë të mirë e mendoj atë muzikë që të bën të vallëzosh me këmbë dhe me zemër”, thotë ai dhe shton se “në rast që koncerte të shumta do të mbahen këtu, atëherë jo vetëm që do të bëjë rininë kosovare të ndihet më mirë, por do t’ua bëjë më dije edhe njerëzve jashtë vendit se Kosova ekziston”.

Producenti Keller pohon se ka dëshirë ta bëjë Prishtinën qytetin që do të jetë në listën e artistëve të njohur botërorë. Sipas tij, ky është vetëm fillimi i disa organizimeve koncertale shumë të mëdha. Tashmë ai e ka bërë një listë të gjatë të artistëve që do të vijnë në Prishtinë.

Në mesin e tyre janë treshja britanike “Sugarbabes”, “Malika” grupi italian, që ishte fitues i Sanremos vitin e kaluar “, “Renee Walker Band” dhe shumë të tjerë.

Shakira në gusht në Prishtinë

Artistja më e rëndësishme, që pritet të performojë në Prishtinë, në muajin gusht, është Shakira. “Shakira do të vijë në Kosovë, dhe do ta bëjmë si një lloj festivali, ku do të ketë edhe hapësirë për kamping”, thotë Keller dhe shton se “koncerti do të jetë humanitar, do të organizohet në bashkëpunim me UNICEF-in, dhe të gjitha paratë do të shkojnë për organizatat e fëmijëve që janë lënduar apo janë të traumatizuar prej luftës”.

Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Shakira do të vizitojë spitalet e fëmijëve. Kjo sipas Kellerit, “do të jetë reklama më e mirë që mund ta ketë Kosova”. Keller thotë se “unë nuk i dua muzikantët arrogantë dhe në ndikim të drogës si puna e këngëtarit ‘50 cent’. Duhet t’i njohim njerëzit që i sjellim këtu”.

Rudolf Keller thotë se nuk i duhet ndihma financiare nga shteti i Kosovës. Ai tregon se ka provuar të flasë me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqin, i cili sipas tij, është person shumë i zënë me punë.

“Ai, si duket, është një njeri shumë i zënë, unë jam shumë i hapur për bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, por kam një muaj që po provoj të bie në kontakt me të, më kanë thënë se do të më lajmërohet, por nuk e bëri një gjë të tillë, dhe ndoshta do të vijë dita kur unë nuk do të jem më i gatshëm të flas me të”, thotë Keller dhe shton se “nëse ai do të vijë në koncert, do të sigurohem që edhe ai të paguajë për biletë, si gjithë të tjerët”.

Në prill Power Concert Company do t’i shpalosë planet e detajuara për organizimet e lartpërmendura.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Shakira, gjatë verës koncert në Prishtinë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ingrid Gjoni si taksiste nëpër Prishtinë
» Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë
» FSHF-ja hap sportel në Prishtinë
» iPhone 5 do të paraqitet në treg gjatë shtatorit
» As seksi më i gjatë nuk zgjat më shumë se 12 minuta!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: