Milano, 10 prill – Ekipi i Milanit është në rrugë të mbarë që këtë stinor ta fitojë scudeton, titullin e kampionit në Ligën e Parë të Italisë në futboll.
Milanistët para pak çastesh përfunduan ndeshjen në Firence kundër Fiorentinës vendëse, duke e mbyllur me rezultatin 2:1 në favor të vetin. Golin e parë për Milanin e shënoi Seedorf në minutën 8, kurse të dytin Pato në minutën 41.
Fiorentina, ndërkaq, shënoi në minutën 80 me anë të Vargasit.
Me këtë fitore, Milan sërish kryeson i vetëm tabelën e klasifikimit me tre pikë epërsi para Napolit.
Falë formës së mirë të kohëve të fundit, besohet se lojtarët Milanit nuk do ta lëshojnë rastin e ofruar për të rikthyer titulli e kamponit në San Siro.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.