WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Spahiu: Imuniteti pengesë për të luftuar korrupsionin

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Spahiu: Imuniteti pengesë për të luftuar korrupsionin  Empty
MesazhTitulli: Spahiu: Imuniteti pengesë për të luftuar korrupsionin    Spahiu: Imuniteti pengesë për të luftuar korrupsionin  EmptyTue Apr 12, 2011 2:42 am

Tiranë, 12 prill - Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, tha sot se heqja e imunitetit të zyrtarëve të lartë duhet të fillojë nga sistemi i drejtësisë.

Sipas Spahiut, i cili ishte i pranishëm në tryezën e organizuar nga Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian për imunitetin e politikanëve, imuniteti është pengesë për luftën me sukses ndaj korrupsionit në Shqipëri dhe për këtë arsye duhen bërë ndryshime në Kushtetutën e vendit.

Duke theksuar se gjyqtarët nuk duhet ta përdorin si mburojë imunitetin, Spahiu tha se "imuniteti ka shkaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe duke i shndërruar politikanët dhe gjyqtarët në një pjesë të privilegjuar dhe të paprekshme nga ligji"

"Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht pasi ajo ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor", vuri në dukje Spahiu.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Spahiu: Imuniteti pengesë për të luftuar korrupsionin
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: