Prishtinë, 12 dhjetor – Rrjeti i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” shpalli rezultatet paraprake pas numërimit të votave në gati një të tretën e vendvotimeve në Kosovë. Ismet Kryeziu njoftoi gazetarët se, në bazë të numërimit të votave në këto vendvotime nga aktivistët e këtij rrjeti, PDK-ja prin me 34.4 për qind të votave, para LDK-së me 25.35 për qind, të pasuara nga Vetëvendosje me 11.97, AAK-ja me 10.18, AKR-ja me 7.56, LDD-ja me 2.86 dhe FER-i me 2.26 për qind.
Pak para orës 23 e 30 minuta, ende pa u shpallur rezultatet preliminare të KQZ-së apo të Demokracisë në Veprim, kryetari i PDK-se, Hashim Thaçi, të dielën në Sheshin 21, iu drejtua simpatizantëve të partisë së tij me një fjalë rasti, duke uruar fitoren e PDK-së. “Fitorja është jona, urime, urime demokratë, urime qytetarë të nderuar të Kosovës, kjo është fitore e demokracisë dhe e vlerave demokratike”. Ai tha se PDK-ja ka shënuar fitore bindëse e të thellë në Prizren, Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj e shumë komuna tjera. I emocionuar si rrallë herë, lideri PDK-së këtë e cilësoi si fitore jo kundër dikujt, por fitore për Kosovën. Ai tha se si kryeministër do të vazhdojë edhe më fuqishëm ndërtimin e Kosovës.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.