WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Greqia zyrtarisht (teknikisht) u vendos gjoba shtetasve shqiptare

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Greqia zyrtarisht (teknikisht) u vendos gjoba shtetasve shqiptare Empty
MesazhTitulli: Greqia zyrtarisht (teknikisht) u vendos gjoba shtetasve shqiptare   Greqia zyrtarisht (teknikisht) u vendos gjoba shtetasve shqiptare EmptySun May 08, 2011 1:17 am

Pasaportat biometrike, vendoset “taksë” nga administrata greke

2011-05-08

Kërkon që origjinaliteti të vërtetohet me një firmë avokati, që kushton 30-50 euro

U interesova në KEP (qendra e shërbimit për qytetarët) të Nea Ionisë të mësoja çfarë dokumentesh duhet të paraqisja për të marrë ndihmën sociale për qiranë e shtëpisë.
Veç dhjetëra kërkesave (dhe pastaj hajde e beso në një administratë greke jo burokratike), nëpunësi më tha: “Duhet të sjellësh një dëshmi që pasaporta juaj shqiptare është origjinale”.
“Si origjinale”, e pyeta, ishte hera e parë që një nëpunës grek dyshon për pasaportën time.
”Më duhet një dëshmi nga një avokat që pasaporta juaj është origjinale”, më tha nëpunësi.
“Nga avokat shqiptar”, e pyeta instiktivisht, pasi nuk mund të konceptoja që një avokat grek të dëshmojë origjinalitetin e pasaportës së shtetit shqiptar.
“Jo nga avokat shqiptar. Duhet ta dëshmojë avokat grek”, tha zotëria.
”Me seriozitet ligjor ma kërkoni”, e pyes sërish nëpunësin.
”Po, po, dëshmi nga avokati grek që pasaporta jote shqiptare është origjinale”, tha ai.
”Po si do ta dëshmojë avokati grek origjinalitetin e pasaportës shqiptare”, i thash.
”Këtë nuk e di unë. Ja urdhëresa që më ka ardhur nga eprorët e mi”, dhe më tregoi vërtet një urdhëresë nga ministria e brendshme.
Harrova një çast, dhe kujtova se KEP-i ishte institucioni i parë që kërkon nga emigrantët shqiptarë një dëshmi të avokatëve grekë që pasaporta e tyre, edhe kjo e reja, biometrikja, është... origjinale! Të njëjtën dëshmi për pasaportat shqiptare na i kërkuan edhe për kërkesën që bëri fëmija im për shtetësinë greke.
Dhe avokati grek, në fotokopjen e faqes së parë të pasaportës time (nuk i tregova fare origjinalin e pasaportës), më hodhi një vulë, e mbi të nënshkroi një firmë të tij dhe më kërkoi... 30 euro!!!
Kështu, fotokopja e faqes së parë të pasaportës, me vulë e firmë të avokatit grek, e bind tashmë shtetin grek që pasaporta e shqiptarëve është...origjinale. Shteti grek, tashmë as që nuk ta njohë më pasaportën shqiptare si dokument të ligjshëm, po nuk pagove avokatin grek, me aq euro sa i do qejfi atij.
Sepse shteti as që ka vendosur tarifë shërbimi, dhe as që kërkon nga avokatët që të japin faturë për këtë shërbim. Dhe që ata, avokatët, të të deklarojnë eurot dhe t’i paguajnë taksë shtetit.
Shteti kësisoj, u jep mundësinë avokatëve grekë që të vjedhin vetë shtetin, derisa nuk paguajnë asnjë lloj takse për eurot që vjedhin nga ky lloj shërbimi i ri, duke vulosur fotokopjet e pasaportave të shqiptarëve. E parë në kuadrin e ligjshmërisë ndërkombëtare, shteti grek nuk ka asnjë të drejtë tashmë që të dyshojë për origjinalitetin e pasaportave të lëshuara nga shteti shqiptar, pasi ato janë biometrike, çka përbënte edhe një nga kushtet kryesore për liberalizmin e vizave që Evropa e Bashkuar (dhe vetë Greqia) e miratuan më 8 nëntor të vitit të kaluar.
Pastaj, asnjë shtet në botë, nuk mund të dëshmojë për origjinalitetin e pasaportave të një shteti tjetër.
Shteti grek, duke i detyruar që të paguajnë avokatët grekë për një vulë në fotokopjen e pasaportave të shtetit shqiptar, i vlerëson vetë pasaportat e shtetit shqiptar, si letër higjenike!
Dhe, habia më e madhe është që ambasada shqiptare në Athinë, as ka dëgjuar gjë fare për këtë veprim të paligjshëm të shtetit grek. Që të bindet ambasada shqiptare për veprimin arbitrar të shtetit grek që nuk do të njohë pasaportat shqiptare, kërkon që ... shqiptarët të ankohen te ajo. Ambasada shqiptare nuk e shikon si detyrim diplomatik, as të marrë mundimin e të interesohet, a të pyesë në ndonjë zyrë të KEP të Athinës. Pale, që të interesohet e të ankohet te vetë qeveria greke!!!
Nuk është problemi te sorollatja dhe te eurot që avokatët grekë u vjedhin emigrantëve shqiptarë duke u dhënë nga një vulë në fotokopjen e pasaportave. Qeveria greke i trajton emigrantët shqiptarë si skllevër modernë, duke i zhvatur ekonomikisht me njëmijë mënyra të paligjshme.
Qeveria greke, duke shkelur çdo të Drejtë Ndërkombëtare, zhvlerëson dokumentacionin themelor të një shteti fqinj dhe aleati në NATO, sikurse është pasaporta, duke vënë në dyshim vetë ligjshmërinë e shtetit shqiptar.
Qeveria greke, kërkon, kësisoj, që të vendosë rregullat e kushtet e saj edhe në marrëdhëniet diplomatike me shtetin shqiptar, duke e trajtuar shtetin shqiptar, sikur të jetë çiraku i saj. Urdhëresa e qeverisë greke që të kërkojë nga emigrantët që të dëshmojnë origjinalitetin e pasaportës shqiptare me vulat 30-50 euro të avokatëve grekë, po qe se ka të tjera qëllime, nga këto që përmendën, le ta na i shpjegojnë qeveritarët grekë. Ose, mbase reagojnë qeveritarët shqiptarë...
Dhe ky veprim arbitrar ekonomik, antiligjor ndaj shqiptarëve nuk është i vetëm. Fatkeqësisht. Qeveria greke deri tani i detyron emigrantët shqiptarë që për çdo veprim që duan të kryejnë me administratën, të dëshmojnë që certifikata e tyre familjare që lëshohet vetëm nga gjendja civile e shtetit shqiptar të vuloset nga organet diplomatike greke në Shqipëri, kundrejt një shume prej 25 eurosh. Në KEP, madje kanë dhënë edhe një urdhëresë tjetër vetëm në dëm të emigrantëve shqiptarë.
Cilido emigrant shqiptar që do të bëjë kërkesën për ndihmesë sociale për qiranë e shtëpisë, duhet të marrë një dëshmi në Shqipëri, që nuk ka apo ka pasuri të patundshme, dhe këtë dëshmi, ai duhet ta vulosë sërish në Organet diplomatike greke në Shqipëri, kundrejt një pagesë tashmë të njohur, mbi 25 euro!!!
Në cilin shtet të botës, shteti i trajton kështu emigrantët, duke i vjelë ekonomikisht, sikurse po bën Greqia me emigrantët shqiptarë?! Ose të pyesim ndryshe?
Në cilin shtet të botës deri më sot u detyruan emigrantët grekë që janë me miliona, të paguajnë për çdo shërbim me administratën e shtetit ku jetojnë...?
(Jakup Gjoca)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
 
Greqia zyrtarisht (teknikisht) u vendos gjoba shtetasve shqiptare
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Wisner: Çdo shtet vendos për kufijtë e vet, pra edhe Kosova
» Personalitete te shquara Shqiptare
» Receta Gatimi Shqiptare
» Çfare i mungon rinise shqiptare?
» Një abetare për të gjithë filloristët shqiptarë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: