Taipei, 12 dhjetor - Studentët e Universitetit të mjekësisë në Tajvan janë “varrosur” për së gjalli nëpër arkivole për të mësuar që ta çmojnë më shumë jetën. Tinejxherët e kolegjit të mjekësisë “Rende” patën një ligjëratë të pazakontë, për të cilën profesorët e tyre thonë se u ka mundësuar atyre që ta përjetojnë përvojën e vdekjes. Studentët shkruan testamentet dhe u veshën për varrim. Pas kësaj u futën nëpër arkivole, të cilat pastaj u futën nën dërrasat e dyshemesë, ku kaluan dhjetë minuta.
“Edhe pse kaluan vetëm 10 minuta nëpër arkivole, efekti ishte i ngjashëm si me vdekjen e vërtetë”, tha profesori Qiu Duaneng.
“Kur dola nga arkivoli, ndihesha sikur të isha rilindur. Tash vërtet e di se çdo sekondë e jetës është shumë e rëndësishme dhe shumë me vlerë”, tha studentja Xiao Lin.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.