
Vajza gjashtëvjeçare nga India, Suman Khatun, me siguri është fëmija më i rëndë në botë. E gjatë vetëm 105 centimetra ajo peshon 92 kilogramë. Për shkak të peshës së tepërt, mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e saj dhe kanë frikë se ajo mund edhe të vdesë.
Brenda javës Suman ha 14 kilogramë oriz, tetë kilogramë patate, tetë kilogramë peshq dhe rreth 180 banane, ndërsa ha edhe shumë ëmbëlsira. Sasia e lartpërmendur e ushqimit mjafton për ta ushqyer tërë fshatin e saj.
Prindërit e saj 32 vjeçarja Beli Bibi dhe 38 vjeçari Jalal, thonë se janë të pafuqishëm dhe nuk mund t’ia ndalin vajzës ushqimin – pasi ha gjithçka gjen në shtëpi, madje Suman del tek fqinjët për të kërkuar ushqim
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.