WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Messi kundër "kuqezinjve" më 20 qershor

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Messi kundër "kuqezinjve" më 20 qershor Empty
MesazhTitulli: Messi kundër "kuqezinjve" më 20 qershor   Messi kundër "kuqezinjve" më 20 qershor EmptyTue May 17, 2011 12:33 am

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll më 20 qershor do të luajë ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Argjentinës. Ndeshja do të luhet në Argjentinë, në stadiumin e River Plates, “Monumental”. Këtë e ka bërë të ditur të hënën përzgjedhësi i Argjentinës, Sergio Batista, në një konferencë për shtyp.
“Shqipëria është e 50-ta në renditjen e FIFA-s, kështu që do të jetë një kundërshtar ideal për ne”, ka thënë Batista.
Ndeshja me Shqipërinë, Argjentinës do t’i shërbejë për t’u përgatitur për “Copa America” që mbahet pikërisht në këtë vend dhe fillon më një korrik. Argjentina kundër Shqipërisë do të luajë me futbollistët më të mirë të saj, duke përfshirë këtu super yllin botëror, Lionel Messi.
Zhvillimin e miqësores e ka konfirmuar edhe presidenti i FSHF-së, Armando Duka.
“Nuk është firmosur asgjë, pavarësisht se ka një marrëveshje në parim. Di që sot është bërë publike nga Federata argjentinase në një konferencë për shtyp. Kemi një marrëveshje, por po presim emailin zyrtar me të gjitha detajet. Marrëveshjen do ta firmos menjëherë”, ka thënë Duka të hënën për gazetën tiranase, “Sport Ekspres”. “Argjentina ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet. Natyrisht që do t’i paguajë një shumë modeste Federatës sonë. Por, paratë nuk kanë qenë të rëndësishme, aq më pak vendimtare. Fitimi ynë ka vlera të pallogaritshme. Është një aventurë e madhe për ne. Luajmë kundër Argjentinës, përfaqësueses prestigjioze me lojtarë të mëdhenj”, ka shtuar Duka. Ai ndeshjen me Argjentinën e ka vlerësuar historike. Sipas tij, rasti për të luajtur me Argjentinën vjen një herë në shekull. Njeriu i parë i FSHF-së ka thënë se Shqipëria në Argjentinë do të udhëtojë me ekipin më të fortë.
Federata e Argjentinës ka njoftuar FSHF-në se ndeshja me “kuqezinjtë” do të jetë e fundit para fillimit të “Copa America”.
Argjentina vlerësohet ndër përfaqësueset më të forta në botë. Kampione e botës doli në vitet 1978 dhe 1986. Kupën e Amerikës e ka fituar 14 herë. Pikërisht në këtë garë synon të kthejë lavdinë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Messi kundër "kuqezinjve" më 20 qershor
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rihanna më 25 qershor në Ballkan
» Ushtria çlirimtare kundër McDonaldsit
» Pogradeci mbushet me parulla kundër kandidatit të PS
» Lorik Cana, titullar. Sot kundër Sienës
» Euro 2012 – Shqipëria luan sot me date 06.09.2011 kundër Luksemburgut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: