Slavka Jerman (56) nga Sllovenia i erdhi gjynah për motoristin të cilin policia e kishte dënuar 500 euro dhe ia dhuroi paratë. Si garanci se do t’ia kthente paratë, motoristi ia dha kartëmonedhën e zhubrosur prej një milion dinarë.
Gruaja e “hëngri foren” e motoristit se kishte nevojë urgjente për paratë që ta paguante dënimin sepse policia po e priste në rrugë. Gruaja naive ia dhuroi burri pesë kartëmonedha nga 100 euro, ndërsa ai ia ktheu një kartëmonedhë të vjetër.
Motoristi i tha se ato ishin para të Francës me vlerë prej 800 euro, njofton televizioni slloven.
“Isha duke u ngutur, ndërsa kartëmonedha ishte e zhubrosur. M’u duk e dyshimtë, por më vonë e kuptova mashtrimin”, tha viktima. Motoristi nuk e hoqi helmetën kështu që gruaja nuk pati shumë dëshmi për t’i treguar policisë. Nuk e mbajti mend as regjistrimin.
“Eurot Franceze” që i mori ishte vetëm një kartëmonedhë prej një milion dinarë e kohës së hiperinfalcionit në Jugosllavi.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.