Madrid, 21 maj - Policia e Spanjës ka arrestuar 29 persona të dyshuar si kriminelë, të nacionalitetit serbë, duke i akuzuar ata për plaçkitje në Spanjë, Francë dhe Portugali.
Në një deklaratë të policisë thuhet se ata iu kanë konfiskuar katër kilogram bizhuteri ari, dy shufra ari dhe 70.000 euro në para të gatshme, si dhe veshje e telefona celularë, raporton agjencia AFP.
Sipas policisë, banda ka përdorur gratë dhe fëmijët për të kryer më shumë se 100 plaçkitje të shtëpive, dhe nganjëherë ata janë "kërcënuar për therjen e viktimave në qoftë se nuk iu dorëzojnë gjërat me vlerë.
Banda u nda në katër grupe, njëri prej të cilëve ka vepruar në jug të Spanjës, e dyta në rajon bask, në veri të Spanjës dhe Francës jugore, i treti ishte në një qytet lindor të Spanjës dhe një në Portugali
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.