WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!  Empty
MesazhTitulli: Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!    Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!  EmptySat May 21, 2011 8:33 pm

Ishte data 14 Qershor, data në të cilën u krijua faqja, Çudira nga Bota!, faqja e cila në më pak se një vit do të bëhej faqja më e madhe shqiptare në Facebook.

Tashmë shumica e shqiptarëve në Facebook janë anëtarë të kësaj faqeje dhe ndjekin çdo ditë video dhe foto të çuditshme, komike, dramatike e nganjëherë edhe shokuese.

Çudira nga Bota! sot numëron mbi 400.000 fansa dhe numri i tyre shtohet çdo ditë me të paktën 1000-1200 fansa në ditë.

Ajo që e karakterizon këtë faqe, është besnikëria që kanë miqtë e saj. Në fakt afro 90% e fansave, janë vizitorë të përditshëm të faqes.

Në faqe botohen çdo ditë dhjetëra video, foto, kuriozitete interesante, zhvillime të rëndësishme nga vendi dhe bota dhe shumë materiale të tjera.

Çudira nga Bota! tashmë pavarësisht se është një faqe në Facebook, tashmë është kthyer në një media të vërtetë sepse ka të gjithë komponentët që përbejnë nja media: Përveç videove dhe fotove shumë interesante, ajo ka dhe një program të mirëfilltë, i cili fillon me horoskopin në mëngjes dhe vazhdon me informacione të ndryshme nga vendi dhe bota, lajmet e fundit etj.

Por cili është sekreti i këtij suksesi?

Suksesi i Çudira nga Bota! vjen nga vetë fansat e saj. Ajo është e vetmja faqe ku çdo material që postohet sugjerohet nga vizitorët e saj. Ky fakt ka bërë të mundur që të gjithë të jenë të kënaqur me materialet e botuara në faqe sepse shikojnë pikërisht gjërat që ata vetë preferojnë.

Jo vetëm në Shqipëri, por tashmë ajo është bërë faqja më e vizituar edhe në Kosovë dhe trevat e tjera ku ka shqiptarë.

Çdo ditë, faqja merr nga 6 milionë deri 10 milionë shikime nga vizitorët e saj, shifër e cila është gjithmonë në rritje.

Paralelisht më faqen në Facebook, po ndërtohet në një format krejtësisht të ri dhe të veçantë, faqja zyrtare e saj www.CudiraNgaBota.com, e cila do të sjellë një risi për botën e uebit shqiptar.

Formati i tij do të përmbledhë ajkën e faqes në Facebook dhe do të jetë një vend perfekt argëtimi për të gjithë ata që e kalojnë kohën në internet.

Tashmë një kompani marketingu online me emrin 1Up, do të jetë kompania zyrtare që do të merret me marketingun e faqes në Facebook dhe të uebfaqes zyrtare të saj.

Angazhimi i një kompanie serioze, erdhi natyrshëm si nevojë për shkak të interesimit të madh që kanë shprehur shumë biznese të cilat duan t’i bashkëngjiten bizneseve apo uebfaqeve të cilat bëjnë marketing në faqen Çudira nga Bota!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Çudira nga Bota, faqja më e madhe shqiptare në Facebook!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çmimi i naftës bie me të madhe
» “Shqipëria e Madhe”, e rrezikshme për Ballkanin
» FSHEHTËSIA E MADHE E SJELLJES ME NJERËZIT
» Malësi e Madhe, babai vret të birin
» Receta Gatimi Shqiptare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: TË REJAT E TEKNOLOGJISË-
Kërce tek: