Kompania japoneze “Yumeshokunin” lansoi një brushë dhëmbësh, efikase në mbajtjen e hixhienës së dhëmbëve dhe gojës e cila mund të përdoret pa pasur nevojë fare për pastë dhëmbësh.
Fijet e brushës, të quajtura “misoka” janë të lyera me nanomateriale falë të cilave pasta është e tepërt, ndërsa nuk është e detyrueshme as higjiena shtesë e gojës gjatë ditës, pasi mjafton vetëm procedura e larjes së dhëmbëve në mëngjes.
Autorët e brushës thonë se “misoka” jo vetëm se pastron dhëmbët por mbron edhe dhëmbët nga kariesi.