WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Sonte Argjentinë-Shqipëri!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Sonte Argjentinë-Shqipëri! Empty
MesazhTitulli: Sonte Argjentinë-Shqipëri!   Sonte Argjentinë-Shqipëri! EmptyMon Jun 20, 2011 10:48 am

Tiranë, 20 qershor - Nuk do të jetë aspak e lehtë, por synimi i shqiptarëve në këtë sfidë miqësore, përveç paraqitjes së mirë, do të jetë edhe tentativa për t’u bëtë një surprizë vendasve. Edhe pse ishte parashikuar që stërvitja e fundit do të zhvillohej në stadiumin “Monumental”, ku dhe do të luhet ndeshja sot, në orën 18.15 me orën argjentinase (23.15 me orën shqiptare), një gjë e tillë nuk ka qenë e mundur.

Shkak për këtë është bërë fakti se fusha e stadiumit të River Plates kishte terrenin shumë të lagur dhe nëse do të zhvilloheshin seanca stërvitore në të, ai rrezikonte të prishej. Kështu që kuqezinjtë, stërvitjen e fundit e kanë bërë në fushën e kompleksin e fushave të hotelit luksoz “Sofitel”, në Kardales, ku janë akomoduar që nga paraditja e së shtunës. Ndërkohë që pas stërvitje së fundit, trajneri Josip Kuzhe duket se ka ideuar skuadrën që do të zbresë sot në fushë kundër Mesi&Co.

Tekniku kroat nuk është se ka shumë alternativa në dispozicion, gjithsesi që nga minuta e parë do të luajë Beqaj në portv. Në mbrojtje do të jetë e rreshtuar treshja: Lila në të djathtë, Vrapi në qendër dhe Vangjeli në të majtë. Përqendrim më i madh do të jenë në mesfushë, ku Muzaka, Allmuça, Bulku e Vila do të formojnë repartin, ndërsa Hyka e Bakaj do të mbështesin Salihin e vetëm në sulm. Vendosja e tyre në fushë, me shumë mundësi do të jetë me një modul elokuent, i cili në momentet kur Shqipëria do të jetë në zotërimin e topit mund të kompozohet 3-4-2-1, ndërsa në momentet kur Argjentina sulmon kthehet në një 5-4-1, pasi Bulku edhe Allmuça mendohet të vijnë në ndihmë të mbrojtjes.
Ideja e trajnerit Kuzhe është ta nisë takimin si në sfidën me Bosnjën, duke kërkuar që të ketë një skuadër kompakte, e cila të mbrojë me shumë forca. Por e gjitha kjo pa hequr dorë nga manovra sulmuese, ku u ka kërkuar lojtarëve që të tentojnë të shënojnë. Ndërsa për Argjentinën, kjo është ndeshja e fundit para Kupës së Amerikës (1-24 korrik), që do të zhvillohet në shtëpi e saj, prandaj mendon të zbresë në fushë me ekipin më të mirë. E sigurt është që Mesi do të jetë në qendër të sulmit, dhe përkrah tij do të vendosen Laveci, në të djathtë dhe Angel Di Maria në të majtë, duke hedhur kështu poshtë opsion me katër sulmues. Kjo duket se do të jetë edhe treshja e sulmuesve që do të formojë repartin edhe gjatë Kupës së Amerikës. Në portë do të jetë Serxhio Romero. Në mbrojtje Zaneti, Burdiso, Milito, Red Mark, ndërsa në mesfushë Ever Banega, Maskerano, Lukas Biglia. “Do të luhet një ndeshje e vërtetë, sepse duam që të shikojmë lojtarët që vlejnë për Kupën e Amerikës”, - theksoi edhe dje trajneri Serxhio Batista. Edhe pse u konsiderua si një miqësore jo shumë interesante, për sfidën e sotme janë shitur 30 mijë bileta nga 57 921 në total të stadiumit “Monumental”.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Sonte Argjentinë-Shqipëri!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Në Shqipëri 1 ndër 3 gra dhunohet
» Vërmica si ndëshkim për të shkuar në Shqipëri
» Akuza të marra, kurrë s’kam qenë në Shqipëri
» Tiranë, 8 në pranga, shitnin biletat Francë-Shqipëri me trefishin e vlerës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: