WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kur dhe si gënjejnë gratë ?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Kur dhe si gënjejnë gratë ? Empty
MesazhTitulli: Kur dhe si gënjejnë gratë ?   Kur dhe si gënjejnë gratë ? EmptySun Sep 04, 2011 12:23 am

Gratë dhe meshkujt nuk ndryshojnë shumë për nga mënyra se si mund të shprehin ndjenja të caktuara. Por ata ndryshojnë vërtet për nga mënyra se si gënjejnë. Nëse një grua është më elegante në mënyrën se si e përpunon një gënjeshtër, meshkujt janë më të padjallëzuar por gënjeshtrat e tyre janë më lënduese. Kur gënjejnë gratë dhe cilat janë disa nga arsyet që i detyrojnë vërtetë ato? Ja disa raste më konkrete…

Të gjithë gënjejnë. Meshkuj dhe femra, pak apo shumë nuk ka rëndësi. Ajo që vihet re janë dallimet që kanë edhe në mënyrën se si gënjejnë, si dhe arsyet që i detyrojnë ata për të gënjyer.

Nuk ka dyshim se gratë thonë gënjeshtra, në mënyrë të konsiderueshme dhe shpesh. Edhe burrat bëjnë të njëjtën gjë. Megjithatë është provuar se një grua është e aftë ta kuptojë menjëherë një burrë që gënjen. Nëse konsiderojmë disa sondazhe që janë bërë dy vitet e fundit burrat gënjejnë pesë deri në gjashtë herë më shumë se femrat. Nga ana tjetër, gratë e bëjnë çdo gjë në një mënyrë më profesionale. Janë më oratore dhe shfaqin më pak pauza se burrat kur gënjejnë. Burrat i plotësojnë fjalimet me gjysma fjalësh si “hmmm” apo “eee..’” Përveç kësaj, gratë gënjejnë në një mënyrë më elegante pa i bërë të tjerët të nxehen apo të zemërohen. Fatkeqësisht, gënjeshtra e meshkujve shpesh është shumë e guximshme dhe lënduese.
Cilat janë arsyet
A është e vërtetë se arsyet pse gratë gënjejnë janë më specifike e të dallueshme prej arsyeve mashkullore? Gratë gënjejnë që të ndihen rehat me veten e tyre, ndërsa burrat gënjejnë duke u përpjekur për të krijuar një imazh më të mirë për veten e tyre. Shpesh gratë e kanë zakon që të gënjejnë duke i bërë të tjerët të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Për shembull 50 për qind e grave i gënjejnë burrat e tyre për arritjen e orgazmës. Gjithashtu gratë gënjejnë për të mbrojtur vetveten, ose sepse nuk ndihen të sigurta. Ajo që kërkojnë gratë është të jenë perfekte, sidomos në ditët e sotme ku imazhi dhe pamja e jashtme po vlerësohet më shumë se ç’duhet. Kjo do të thotë se gratë ndihen të kërcënuara. Kjo përbën dhe një tjetër arsye se pse gratë gënjejnë. Fenomeni ndodh edhe kur arsyet janë banale apo patetike.
Kur gënjejnë gratë
I thonë të tjerëve se sa bukur ngjajnë kur në të vërtetë nuk është ashtu ose se sa janë dobësuar. Gënjejnë për moshën, ose për një kilogram më pak të peshës së tyre. Gënjejnë për rezultate të marra në teste qofshin këto në shkollë apo punë. I thonë partnerit të tyre, nga frika, se blerjet që kanë bërë kanë kushtuar më pak.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Kur dhe si gënjejnë gratë ?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vetëm 2% menaxhohen nga gratë
» Edhe gratë e vuajnë varësinë ndaj seksit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) LIFESTYLE (¯`♥´¯) :: LIFESTYLE-
Kërce tek: