Një person u qëllua për vdekje ndërsa një 15 vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e të hënës në vendin e quajtur “Parku i Autobuzave”, në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Arjan Selimi, 38 vjeç.
Ende nuk ka të dhëna lidhur me shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Arjan Selimi, ka qenë në një proces gjyqësor, pasi ishte i pandehur në dosjen “kompas” si i akuzuar për “trafik të narkotikëve”.
Pak kohë më parë Arjan Selimi ka lënë qelinë e burgut, ndërsa kishte lidhur martesë me vajzën e njohur të televizionit, Inis Gjoni./Telegrafi/
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.