
Reperi i njohur Dj Blunt, ka nisur një bashkëpunim muzikor me këngëtaren Çiljeta Xhilaga.
Ata shumë shpejt do të sjellin në skenën muzikore një këngë duet, e cila sipas Dj Bluntit do të tërheqë vëmendjen e publikut.
“Kemi planifikuar të realizojmë një këngë bashkë me Çiljetën. Kënga do të jetë komerciale, pak në stilin tim dhe pak në të Çiljetës, që besoj se do të jetë një hit i radhës”, ka thënë ai për “Zërin”.
Kënga, të cilën dyshja nuk e kanë emëruar ende, do ta ketë edhe videoklipin i cili do të punohet në Shqipëri. /Telegrafi/
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.