WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore  Empty
MesazhTitulli: Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore    Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore  EmptyThu Sep 29, 2011 8:51 pm

Në operacionin policor të Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore të koduar me emrin “KRONI” u arrestuan shtatë persona të dyshuar dhe janë identifikuar dy viktima të trafikimit.

Femrat e identifikuara janë femra të mitura, shqiptare të Kosovës, ndërsa bëhet e ditur se hetuesitë kanë arritur të sigurojnë prova dhe dëshmi se viktimat ishin trafikuar sistematikisht duke u detyruar të ofronin shërbime seksuale klientëve të ndryshëm në këmbim të të hollave.

“Viktimat ishin mbajtur nën kontroll dhe të dyshuarit kryesor kanë përfituar shuma të konsiderueshme materiale nga trafikimi i viktimave”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë në këtë rast janë bashkëpjesëmarrës në kryerjen e veprës penale të trafikimit me njerëz, përkatësisht në shfrytëzimin e viktimave.

Viktimat aktualisht janë strehuar, ndërkaq janë duke u trajtuar dhe mbrojtur sipas procedurave standarde nacionale për viktimat e trafikimit.

Ndërkaq, personat e arrestuar janë: Nurije D. 1978, Ramadan H, Driton B. 1988, E.D 1994, Ruzhdi A.1969, Kastriot M. 1989 dhe Dukagjin S. 1980, të gjithë këta shtetas kosovarë. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Shtatë të arrestuar për trafikim me qenie njerëzore
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia arreston 19 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe prostitucion
» Mbi 110 të arrestuar për demonstratën e dhunshme te dates 21.01.2011
» per ju psikollogjia eshte banalitet apo diçka e dobishme per jetesen njerezore
» Viktima e shtatë nga gripi i derrit në Maqedoni
» Fushë Krujë, një vdekur dhe shtatë të lënduar nga aksidenti

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: