WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoRegjistrohuidentifikimi

 

 Aforizma të Paolo Koelhos

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi

Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 36

Aforizma të Paolo Koelhos Empty
MesazhTitulli: Aforizma të Paolo Koelhos   Aforizma të Paolo Koelhos EmptyTue Oct 04, 2011 1:06 am

Çdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.

Çdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të "çmendurisë". Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.

Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak.

Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas.

Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi

Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 36

Aforizma të Paolo Koelhos Empty
MesazhTitulli: Re: Aforizma të Paolo Koelhos   Aforizma të Paolo Koelhos EmptyTue Oct 04, 2011 1:06 am

Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë ç’është e mundur për të mbetur kështu.

Çdonjeriu i janë dhënë dy cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Çdonjeri duhet të dijë se kur duhet të përdorë njërën apo tjetrën.

Çdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të.

Çdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithçka që ai bën.

Çdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti.

_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Aforizma të Paolo Koelhos
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: AFORIZMA-
Kërce tek: