Shaban Cakolli u lind në Krilevë të Dardanës(ish-Kamenicë).Shkollën fillore e kreu në vendlindje,të mesmen në Dardanë,kurse studimet në Fakultetin Filologjik të Univerzitetit të Prishtinës.Me shkrime ka filluar të merret qysh si nxënës.Shkruan poezi,prozë dhe publicistikë.Shkrimet e tij janë botuar në gazeta dhe revista që botohen në Kosovë dhe diasporë.Jeton dhe krijon në Gladbek të Gjermanisë.
Ka botuar vëllimet poetike:"TOKË DARDANE","LOTI I ATDHEUT","DETI I QIELLIT" dhe"KRISMA E FJALËS",AGSHOLI" kurse ka në dorëshkrim edhe disa vëllime tjera. Disa shkrime të tij janë përkthyer në gjuhën gjermane,turke dhe kroate. Është i përfshirë në antologji gjermane dhe disa antologji poetike shqipe në Kosovë dhe diasporë si dhe është në Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).
P.S Shaban Cakolli është anëtar i këtij forumi.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.