WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Veriu - turp edhe për Evropën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Veriu - turp edhe për Evropën  Empty
MesazhTitulli: Veriu - turp edhe për Evropën    Veriu - turp edhe për Evropën  EmptyFri Oct 28, 2011 7:38 pm

Në mes të Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve në veri të vendit nuk ka konflikt, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për të përditshmen “Neue Zürcher Zeitung”. Thaçi ka thënë se ata janë gjithashtu qytetarë të Kosovës, kurse ai është në shërbim tyre. Kryeministri po ashtu ka thënë se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, sepse në atë rast, sipas tij duhet ndryshuar kufijtë e gjashtë shteteve të rajonit.

Problemi, sipas kryeministrit Thaçi, qëndron në faktin se 200 deri në 300 persona të veriut kanë bërë shumë para me kontrabandë, kriminalitet dhe krim të organizuar. “Ne kemi vënë mjete në dispozicion për të mundësuar investime në veri, siç janë shkollat, spitalet, rrugët, urat. Me këtë duam që ata qytetarë të integrohen, të krijojmë vende pune dhe të mundësojmë jetë sociale”, ka thënë ai.

Veriu i Kosovës, siç është shprehur Thaçi, nuk është vetëm turp për Kosovën, por për tërë Evropën. “Atje nuk ka pasur ndonjëherë zgjedhje të lira, demokraci ose shtet ligjor”, ka theksuar Thaçi për “Neue Zürcher Zeitung”, transmeton Zëri.

I pyetur ndërkaq, se çfarë mendon për propozimet e kohëve të fundit se zgjidhja për çështjen e veriut të Kosovës, do të mund të ishte një shkëmbim territoresh, bashkimi i veriut të Kosovës me Serbinë dhe i regjioneve të dominuar nga shqiptarët në jug të Serbisë me Kosovën, Thaçi ka thënë: . “Nuk do të ndodhë asnjëherë ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve”. Po ashtu, sipas tij, nuk do të ketë status special apo autonomi.

“Ekziston vetëm një shtet i pavarur - Kosova në kufijtë e tashëm. Në të vërtetë Serbia, me vite të tëra po i manipulon serbët e veriut të Kosovës me idenë e kufijve të ri. Por në atë rast do të mendohej edhe për ndryshime kufijsh në gjashtë shtete të regjionit, ku ka fenomene të ngjashme si në Mitrovicë”, ka porositur Thaçi. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Veriu - turp edhe për Evropën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në
» Edhe mësues edhe pornostar
» Edhe une me ju
» Edhe Jahjaga në Gjykatën Kushtetuese?
» Edhe une midis Jush..

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: