WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë Empty
MesazhTitulli: Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë   Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë EmptyTue Dec 14, 2010 11:03 pm

Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë 2luc0t5
Tiranë, 15 dhjetor - Nga sot shtetasit shqiptarë janë të lirë të udhëtojnë pa viza në 25 shtete anëtare të Bashkimit Europian si dhe në 3 shtetet e tjera jo anëtare të saj, pjesë e zonës Shengen, si Zvicra, Islanda dhe Norvegjia, njoftojnë mediat e Tiranës.

Kjo ditë do të mbetet në historinë e shqiptarëve si “Dita e Madhe e lëvizjes së lirë në Europë". Sot një grup studentësh, pedagogësh dhe gazetarësh nga mediat shqiptare për herë të parë kaluan mëngjesin e sotëm pa viza kufirin, që prej vitesh e ka ndarë Shqipërinë nga Europa.

Lëvizjet e para janë vënë re pak minuta pas mesnatës në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Në Kapshticë, ora 24:00 është pritur me fishekzjarre.
Në Rinas 50 qytetarë, një pjesë e të cilëve nuk kanë udhëtuar asnjëherë më parë drejt Europës, udhëtuan mëngjesin e së mërkurës nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës drejt Brukselit, në ditën simbol, dita e parë e hyrjes në fuqi të vendimit të Bashkimit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Të shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha grupi i studentëve dhe gazetarëve do të priten në takime të veçanta nga përfaqësues të lartë të Komisionit, Këshillit dhe Parlamentit Europian.
Vizitorët nga Shqipëria do të zhvillojnë një takim të posaçëm me Komisionerin për Zgjerimin të Bashkimit Europian Stefan Fule, Kryetarin e Delegacionit për Ballkanin në Parlamentin Europian, Eduard Kukan dhe eurodeputetet Doris Pack e Tanja Fajon. Me një videomesazh do të përshëndesë këtë takim edhe Presidenti i Parlamentit Europian, Jerzy Buzek.
Në datën 8 nëntor 2010, Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve të BE-së vulosën përfundimisht lëvizjen e lirë në zonën Shengen, pas një kalvari të gjatë dhe jo pak të mundimshëm të përpjekjeve dhe punës së institucioneve shtetërore shqiptare.

Në Kapshticë, ora 24:00 është pritur me fishekzjarre. “Po ndjehemi kaq mirë, sa s’ka. Shkoj me pa fëmijët e mi, ku jetojnë, ku rrinë”- thotë një e moshuar e cila udhëton për herë të parë drejt Greqisë. “Do rri 10 ditë dhe do kthehem prapë në Shqipëri” Deri në orën 6 të mëngjesit të sotëm nga pika kufitare e Kapshticës kaluan kufirin për në Greqi 110 shtetas.

Në Kakavijë janë hasur disa pengesa. Gjatë orëve të natës vetëm dy shtetas shqiptarë kanë mundur të kalojnë në tokën greke, ndërsa 18 shtetas të tjera janë kthyer mbrapsht. Sipas NEWS24 shtetasit janë kthyer mbrapsht për mungesë dokumentash.

Në Sarandë pika doganore e Qafë Botit ka qenë e mbyllur për shkak se policia kufitare greke i është bashkuar grevës së përgjithshme 24 –orëshe që zhvillohet në shtetin helen. Policia greke nuk ka lejuar kalimin e automjeteve, ndërsa janë lejuar vetëm këmbësorët. Ka pasur dhe nga ato shqiptarë të cilët nuk janë lejuar për shkak të mungesës së dokumentacionit
Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot nga Aeroporti i Rinasit tepër i entuziazmuar për datën e sotme, ku zyrtarisht nis udhëtimi pa viza.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo ditë do të mbahet mend si dita kur u shemb muri i Shengen për shqiptarët.
“Shqiptarët shkojnë thellësisht të pajisur me dokumenta biometrike të informuar për pikat që duhet të respektojnë. Kemi luftuar me përkushtum, po ashtu kemi punuar për një proces që nuk ak qënë aspak i lehtë, kjo jo se pengesa ishim ne, por ishin një kompleks rrethanash në faktorë të BE që ndikuan dhe tek Shqipëria. Ndaj them që nuk ka qënë një premtim i lehtë”.
Sipas Berishes, ky ishte vlerësimi më i madh qe BE i ka bërë ndonjëherë Qeverisë shqiptare rreth punës së saj.
“Ishte një vlerësim shumë i madh nga ana e BE, për përpjekjet e qeverisë shqiptare që plotësuan të gjitha standartet që qytetarët shqiptarë të lëviznin njëlloj si qytetarët e tjerë te Europë”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ahmeti kërkon votën e shqiptarëve
» Në Maqedoni shënohet dita botërore e refugjatëve
» Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: