WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vret vëllanë me sëpatë

Shko poshtë 
3 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë EmptySat Nov 26, 2011 1:12 am

Katër ditë nuk është ditur asgjë për fatin e Sadri Hajrizit, (1947), nga Uglari i Gjilanit. Mëngjesin e së enjtes ai është gjetur në pusin e shtëpisë së tij në lagjen “Dardania” në Gjilan, i vrarë nga vëllai i viktimës, Idriz Hajrizi, (1966), i cili është arrestuar.

Para hetuesve policorë i dyshimti e ka pranuar se vëllanë e kishte qëlluar me sëpatë në kokë dhe se atë pastaj e kishte hedhur në pus (bunar). Ai e ka treguar edhe vendin ku i kishte fshehur rrobat e gjakosura afër lumit Mirusha, e të cilat janë marrë nga policia.

Rastin në polici e kishte raportuar një nip i viktimës, i cili kishte kërkuar asistimin e policisë për të hapur derën e shtëpisë së viktimës, i cili nuk ishte parë prej ditës së hënë. Me urdhër të prokurorit, policët pasi kanë thyer dyert e shtëpisë, janë futur brenda, por nuk e kanë gjetur viktimën.

Duke e vazhduar kërkimin jashtë, pasi në shtëpi kishin vërejtur shenja gjaku, kanë arritur që viktimën ta gjejnë në pusin e shtëpisë, i cili ka qenë i mbuluar mirë me kapak dhe i rrafshuar me tokë. Viktima është nxjerrë nga pusi me ndihmën e zjarrfikësve dhe kufoma është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Në prokurorinë e Gjilanit, prokurori Fahri Nuhiu, ka thënë se viktima, e cila është nxjerrë nga pusi të enjten rreth orës 02:00 të mëngjesit, ka pasur tri plagë prerëse në kokë, si dhe një hematomë pas veshit.

Në vendngjarje është kuptuar se viktima nuk kishte raporte të mira me vëllanë, që banon në një lagje tjetër të qytetit, për çka prokurori ka dhënë urdhër që të bastiset shtëpia e tij. Nën shtrat të vëllait është gjetur një thikë e madhe që, siç u vërtetua, ishte nga kompleti i thikave të kuzhinës së viktimës.

I ndjeri Sadri Hajrizi jetonte vetëm në shtëpi, ndërsa familjarët e tij ndodhen jashtë shtetit. Të dyshimtit i është caktuar masa e paraburgimit, ndërkaq pritet që hetimet të zbardhin se cilat ishin motivet e vërteta të kësaj ngjarjeje të rëndë./zeri.info
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Memories
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Memories


Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/12/2010
Postime Postime : 598
Vendodhja Vendodhja : Nen Hijen tende,,,

Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Re: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë EmptyThu Dec 29, 2011 9:49 pm

sakeq ende kjo dhun mes familjes nuk ndalet deri kur me......turP....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Re: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë EmptyThu Dec 29, 2011 9:59 pm

Shqiptari sdo te mbushet mend kurre. Ka x x raste qe ndodhin keshtu tek shqiptaret si ne Kosove ashtu edhe ne Shqipëri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Memories
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Memories


Anëtarësuar Anëtarësuar : 24/12/2010
Postime Postime : 598
Vendodhja Vendodhja : Nen Hijen tende,,,

Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Re: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë EmptyThu Dec 29, 2011 11:29 pm

Shum keq vellan armik....gje qe smund ta kuPtoj fare,,,,nganjher themi se kemi ndryshue Por siduekt mentaliteti yne i dobet ngelet tek ne sa do qe mundohem me ndryshu diqka ngel ne gjak..mjerim....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Re: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë EmptyTue May 22, 2012 11:29 pm

sa keq te vrasesh vellain;na ruaj nga mendt e kokes o zot se cfare nuk po degjojme
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





Vret vëllanë me sëpatë Empty
MesazhTitulli: Re: Vret vëllanë me sëpatë   Vret vëllanë me sëpatë Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Vret vëllanë me sëpatë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vëllai vret vëllanë
» Nipi vret axhën
» 16 vjeçari vret me çifte babanë
» Malësi e Madhe, babai vret të birin
» Pogradec, babai vret me sopatë djalin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: