WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Vizita e vështirë e Tadiç

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Vizita e vështirë e Tadiç Empty
MesazhTitulli: Vizita e vështirë e Tadiç   Vizita e vështirë e Tadiç EmptySat Jan 07, 2012 8:35 am

https://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=T6bLnuzq4Og

Manastiri i Deçanit edhe këtë here priti mysafirin e përvitshëm. Në Kosovë dhe Metohi, sic e quan ai, presidenti i Serbisë Boris Tadic bashkë me besimtarët ortodokse ndoqën ceremonine e Liturgjisë së mëngjesit në Manastirin e Deçanit.

Edhe kësaj radhe ardhja e presidentit serb në Kosovë shkaktoi protesta në Dukagjin dhe me gjerë. Megjithëse vizita e presidentit serb ishte karakterizuar si një vizitë fetare edhe kësaj radhe ai përcolli mesazhe politike. Pas përfundimit të liturgjisë ai deklaroi edhe një herë se Serbia kurrë nuk do të njoh Kosovën.

Ai dënoi fuqishëm protestat në Pejë dhe Deçan ku vajtja e tij u prit me gurë dhe protesta dhe kur gazetarët e pyetën se a do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e Kosovës, ai tha se përgjigjja e tij është shkurtër dhe e qartë: “Ju e dini përgjigjen time, ajo është e shkurtër dhe e qartë: kurrë!”.

Me këtë deklarata presidenti serb Tadic edhe njëherë shkeli mbi kushtet, në të cilat është lejuar që të hyjë në Kosovë.

“Këtu, në Deçan, mendoj se asgjë më tepër nuk mund të thuhet për shkak se ky manastir edhe është vend i shenjtë, jo vetëm për popullin tonë, por për të gjithë njerëzit që e vizitojnë Kosovën tonë, vendin tonë. Kjo është hapësira e jonë përbashkët europiane. Në Kosovë dhe Metohi, pa dallim etnie iu uroj të gjithëve Krishtlindjet. Nga ky vend i shenjte përcjell vetëm paqe”, tha Tadiç.

Për më tepër në natën e Krishtlindjeve ortodokse presidenti serb citohet të ketë bërë një deklaratë tipike politike madje edhe kërcënuese. Ai ka deklaruar për mediat serbe se kurrë nuk do t’i largojë institucionet paralele të Serbisë në Kosovë. Sipas tij, shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po bëjnë presion mbi Serbinë që të heqë institucionet nga Kosova, por kjo nuk do të ndodhë.

Në ceremoninë e liturgjisë në Manastirin e Deçanit përvec delegacionit serb morën pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Drews, shefi i EULEX-it Xavier Bout de Marnhac, përfaqësuesi i BE në Kosovë Ferdinando Gentilini, si dhe përfaqësuesit e trupit diplomatik, në mesin e cilëve edhe ambasadori amerikan Christopher Dell.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
 
Vizita e vështirë e Tadiç
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: