WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Barcelona nënshtron mbretërit

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Barcelona nënshtron mbretërit  Empty
MesazhTitulli: Barcelona nënshtron mbretërit    Barcelona nënshtron mbretërit  EmptyWed Jan 18, 2012 9:22 pm

Barcelona ka arritur ta përmbysë rezultatin dhe të shënojë fitore sensacionale me rezultat 1:2 ndaj Real Madridit në Bernabeu, në supersfidën e parë çerekfinale të Kupës së Mbretit.

Ndeshja ashtu siç ishte pritur, nga fillimi ishte tepër e baraspeshuar, kjo ndoshta për shkak të formacionit të ngjeshur defensiv të Jose Mourinhos, i cili u shpagua në fillim, por në fund dështoi të tregonte frytet e pritura nga portugezi që përsëri dështoi.

Pas një fillimi mjaft monoton të këtij takimi me dominim në posedim të Barcelonës, ishin madrilenët ata që kaluan në epërsi.

Një kundërsulm i nisur mirë nga Los Blancos e shfrytëzuan më së miri sulmuesit madrilen. Karim Benzema gjeti të lirë Cristiano Ronaldon në vrap, i cili si tigër i vërtetë në një sprint tejkaloi mbrojtjen e Barcelonës për të shënuar me të majtën nën këmbët e Pintos për 1:0 dhe epërsinë e Real Madridit në këtë takim (11’).

Pjesa e parë nga ky moment u nxeh. Barcelona shfaqet rrezikshëm me anë të Alexis Sanchez i cili goditi traversën.

Katalanasit dominuan në posedim dhe nuk u s’prapsën, u shfaqën të rrezikshëm me anë të Andres Iniestës i cili kishte dy mundësi për të shënuar, pa përjashtuar as një goditje tejet të rrezikshme të Lionel Messit, i cili hasi në briliancën e Iker Casillasit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Real Madridit, por në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.

Me të filluar pjesa e dytë, një harkim të mrekullueshëm nga këndi nga Xavi, e shfrytëzoi më së miri në një mbrojtje të hutuar të Real Madridit, kapiteni Carles Puyol, që si hero i vërtetë kërceu për të shënuar për 1-1 dhe barazimin e rezultatit në Bernabeu (49’).

Menjëherë pas këtij goli lajmërohet Real Madridi, që me anë të Karim Benzemas për pak sa nuk kaloi në epërsi. Golin francezit ia mohoi shtylla pingule.

Dhe më pas vjen në pah brutaliteti i Pepes, që shkeli në gisht lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin. Gjyqtari hesht, por mbrojtësi portugez meritoi kartonin e kuq.

Sidoqoftë, kjo kishte pak rëndësi. Eric Abidal kaloi në epërsi Blaugranët në mënyrë sensacionale pas një pasimi të magjishëm nga Lionel Messi, i cili nga Himalajet e gjeti të lirë francezin, që me një goditje të ulët mposhti Iker Casillasin për 1-2 dhe fitoren e madhe në Bernabeu (77’).

Në minutat e mbetur Real Madridi nuk arriti të bënte asgjë dhe ndeshja përfundoi me fitore për Blaugranët edhe pse këtu nuk përfundon tmerri që po ia bën Guardiola trajnerit të Real Madridit, Jose Mourinho, që po tregohet i pa fuqishëm.

Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Camp Nou dhe Barcelona me këtë rezultat nga ndeshja e parë dhe dy golat e shënuar në terren mysafir, është shumë pranë kualifikimit në gjysmëfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Barcelona nënshtron mbretërit  Empty
MesazhTitulli: Re: Barcelona nënshtron mbretërit    Barcelona nënshtron mbretërit  EmptyFri May 18, 2012 7:44 pm

Epo barcelona esht mbret vete dhe prandaj jam krenare per ket skuader;bravo barcelona shum bukur
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Barcelona nënshtron mbretërit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mbretërit fitojnë derbin kryeqytetas
» Barcelona nuk e lë kreun, fiton 5:0

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: