WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja Empty
MesazhTitulli: Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja   Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja EmptyFri Jan 14, 2011 10:37 pm

Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja Jfwyzl

Prishtinë, 14 janar – Situata e krijuar nga problemet zgjedhore mund të zgjidhet më parë nga një qeveri e mirë, se sa nga organizim i zgjedhjeve të reja. Kështu mendon ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Dell. Ambasadori e di se të zgjedhurit në parlamentin e ardhshëm do të kenë një pikëpyetje rreth legjitimitetit për shkak të mashtrimeve që kanë ndodhur në zgjedhje, por, në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se në qeverinë e ardhshme duhet të emërohen njerëz kredibilë, të cilët do të punonin me nder dhe të cilët i kanë “duart e pastra”, në mënyrë që të kthehet besimi i qytetarëve në institucione dhe të hiqen dilemat rreth legjitimitetit të tyre.
Në intervistë, e cila do të botohet në "Koha Ditore" të shtunën, ambasadori Dell jep një sqarim të detajuar se cilët zyrtarë i kanë “duart e pastra” e cilët duhet diskualifikuar nga qeverisja. Sipas tij, të gjithë ata zyrtarë që janë dënuar ndonjë herë nga ndonjë gjykatë, që kanë ndonjë aktakuzë ose që kanë përjetuar ndonjë aksion të EULEX-it, si bastisje ose marrje në pyetje, nuk duhet të jenë pjesë e qeverisë së re.
“Çdokush që ka qenë i dënuar për ndonjë krim nuk duhet të shërbejë në qeveri. Edhe nëse e keni apeluar vendimin dhe e pritni vendimin final. Fakti është se një herë jeni gjetur fajtor dhe po, ju mund të ankoheni ndaj vendimit, por ju jeni i dënuar derisa ankesa të shqyrtohet. Këta njerëz nuk mund të jenë në qeveri. Së dyti, individët për të cilët janë hapur hetime zyrtare nuk duhet të jenë në qeveri. Njerëzit, të cilët janë marrë në pyetje, ose të cilët janë bastisur duhet të diskualifikohen nga qeverisja. Çdokush që hynë në qeveri dhe ndaj të cilit hapet një rast, duhet të qëndrojë anash. Nuk është me rëndësi a jep dorëheqje apo suspendohet. E rëndësishme është se nuk mund ta ushtrojë funksionin përderisa hetimet të përfundojnë dhe ata ose nxirren të pafajshëm dhe kthehen në detyrën e tyre ose dënohen dhe natyrisht edhe diskualifikohen”, ka thënë Dell për "Kohën Ditore", në intervistën e cila botohet nesër. Në intervistë ambasadori amerikan flet edhe për dialogun e paralajmëruar mes Kosovës dhe Serbisë dhe kur do të mund të ndodhë ai, për raportin e Dick Martyt dhe dëmin që akuzat aty i kanë shkaktuar imazhit të Kosovës, zhgënjimin me ngecjet në njohje ndërkombëtare të shtetit si dhe prioritetet që Kosova duhet t’i ketë për vitin 2011.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Dell: Qeveri me duar të pastra, jo zgjedhje të reja
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sugjerimet për “qeveri me duar të pastra” nuk vlejnë për Thaçin
» Nga sot Kosova me targa të reja
»  Mini Funda per vajza te reja...
» Shqiptari i dehur vret dy italiane të reja dhe shokun
» Vetëvendosje: ”Mësit” i kurorëzimit Thaçi-Pacolli është ambasadori Dell

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: