WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Federer me shumë mund kalon raundin e dytë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Federer me shumë mund kalon raundin e dytë Empty
MesazhTitulli: Federer me shumë mund kalon raundin e dytë   Federer me shumë mund kalon raundin e dytë EmptyFri Jan 21, 2011 1:57 am

Melbourne, 20 janar - Reketi numër dy në botë, zvicerani Roger Federer, me shumë mund ka arritur të kalojë raundin e dytë të Grand Slam turneut të tenisit "Australian Open". Federer që është kampion në fuqi i këtij grand slami, të mërkurën në raundin e dytë mposhti francezin Gilles Simon me 3:2 në sete (6:2, 6:3, 4:6, 4:6 dhe 6:3). Federer pranoi se ishte me fat që e mposhti Simonin.
"Unë kam qëndruar i qetë dhe kjo më është shpaguar. Isha me fat. Jam i lumtur pasi ende jam në turne. Unë nuk luajta dobët në setin e tretë dhe të katërt, por Gilles luajti mirë. Ai është lojtar fenomenal. Përballjet me të asnjëherë nuk janë të lehta. Shpresoj të mos ndeshem me të më", ka thënë Federer, raportojnë mediat e huaja.
Simon pati mposhtur Federerin në dy përballjet e kaluara dhe dukej se do të bënte të njëjtën gjë edhe të mërkurën. Francezi është vetëm njëri nga tre tenistët në listën e ATP-së që ka bilanc pozitiv në përballje me Federerin.
"Ai luan shpejt, lëviz shpejt dhe është impresionues. Nuk ka shumë tenistë që mund të luajnë në nivel të tillë", ka thënë Simon.
Një përballje të vështirë të mërkurën pati edhe tenistja e famshme amerikane Venus Williams. Williams bartësja numër katër në "Australian Open", gati sa nuk u detyrua të dorëzojë meçin e raundit të dytë kundër çekes Sandra Zahlavova, për shkak të një dëmtimi të ijës. Williams humbi setin e parë me rezultatin 7:6, mirëpo u kthye në lojë dhe me dhembje mposhti çeken në dy setet tjera 6:0 dhe 6:4.

Rezultatet e së mërkurës:

Meshkujt:
Stakhovsky - Kubot 6:3, 6:4, 6:4
Berdych - Kohlschreiber 4:6, 6:2, 6:3, 6:4
Mayer - Nishikori 4:6, 3:6, 6:0, 3:6
Fish - Robredo 6:1, 3:6, 3:6, 3:6
Roddick - Kunitsyn 7:6, 6:2, 6:3
Paire - Ljubiqiq 3:6, 7:6, 4:6, 6:7
Tipsareviq - Verdasco 6:2, 6:4, 4:6, 6:7, 0:6
Almagro - Andreev 7:5, 2:6, 4:6, 7:6, 7:5
Haase - Monaco 6:4, 6:4, 3:6, 6:2
Mannarino - Gascquet 3:6, 6:7, 4:6
Troicki - Mahut 6:4, 6:2, 1:6, 6:3
Montanes - Malisse 4:6, 0:6, 1:6
Wawrinka - Dimitrov 7:5, 6:3, 6:3
Dodig - Gjokoviq 5:7, 7:5, 0:6, 2:6
Gil - Monfils 4:6, 3:6, 6:1, 2:6
Simon - Federer 2:6, 3:6, 6:4, 6:4, 3:6

Femrat:
Wozniacki - King 6:1, 6:0
Henin - Baltacha 6:1, 6:3
Rus - Kuznetsova 1:6, 4:6
Kulikova - Scheepers 4:6, 6:4, 5:7
Brianti - Cibulkova 1:6, 6:4, 2:6
Hlavackova - Azarenka 4:6, 4:6
V. Williams - Zahlavova 6:7, 6:0, 6:4
Manasieva - Bartoli 3:6, 6:3, 6:0
Marino - Schiavone 3:6, 7:5, 7:9
Razzano - Sharapova 6:7, 3:6
Kanepi - Goerges 4:6, 6:3, 4:6
Pironkova - Niculescu 4:6, 1:6
Wickmayer - Sevastova 4:6, 2:6
Li - Rodina 6:3, 6:2
Keothavong - Petkoviq 6:2, 5:7, 0:6
Dokiq - Zahlavova Strycova 6:7, 1:6
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Federer me shumë mund kalon raundin e dytë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» A mund të urresh dikë që e ke dashur shumë ?
» Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina
» Murrey, finalisti i dytë në Melbourne
» Federer fiton turneun e Dohas
» Australian Open: Federer dhe Berdych në çerekfinale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: ÇDO GJË RRETH SPORTIT-
Kërce tek: