WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina Empty
MesazhTitulli: Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina   Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina EmptyMon Jan 24, 2011 8:15 pm

Firencë, 24 janar - Mesfushori kosovar i West Ham Unitedit, Valon Behrami, përfundimisht do të jetë i Fiorentinës. Skuadra e tij e deridjeshme West Ham United dhe e ardhshmja Fiorentina kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij për rreth pesë milionë euro dëmshpërblim, raportuan mediat më të mëdha italiane të hënën, përfshirë edhe "violanews" e "fiorentina.it" të afërta me klubin nga Firence. Marrëveshjen e ka konfirmuar për gazetën edhe babai i Valonit, Ragip Behrami.
Sipas tij dhe mediave italiane, Behrami të hënën mbrëma ka mbërritur në Firence, ku i është nënshtruar testeve mjekësore, ndërkohë që të martën pritet të prezantohet me fanellën e re të klubit "viola". Ai është pajtuar për një kontratë që do të zgjasë deri më 1 korrik 2014.
"Fiorentina edhe zyrtarisht ka arritur marrëveshje me Behramin, i cili të hënën do t'i kryejë kontrollimet mjekësore, kurse të martën do të prezantohet me fanellën e tyre", shkruan agjencia shtetërore ANSA. Të njëjtin informacion e kanë dhënë edhe gazetat më të mëdha italiane.
Sipas mediave, ai do të përfitojë rreth 1.2 milionë euro në vit, ndërsa debutimi i tij pritet të bëhet në javën e 22-të, pikërisht kundër ish-ekipit të tij Lazios, ndeshje kjo që zhvillohet në fundjavë.
Konfirmimin e marrëveshjes me Fiorentinën e ka bërë edhe babai i Valonit, Ragip Behrami.
"Të martën do të jem edhe unë i pranishëm në Firence, ku do të zyrtarizohet marrëveshja, pasi krerët e Fioretinës kanë paguar shumën që ka kërkuar West Hami", ka thënë Ragip Behrami.
Shkuarja e Behramit te Fioretina ka bërë që mesfushori italian Cristiano Zanetti të transferohet te skuadra e Brescias.
Behrami në verën e vitit 2008 u pati larguar nga Lazio dhe pati firmosur me West Hamin kontratë deri në vitin 2013. Ai në Premier League gjithsej ka zhvilluar 58 ndeshje dhe ka shënuar katër gola. Mesfushori i Përfaqësueses zvicerane këtë edicion është përballur me lëndime të shumta, por megjithëkëtë ka shënuar dy gola në shtatë paraqitje, sa pati në vjeshtë.
Për të interesim gjatë këtij dimri patën treguar edhe Roma, Lazio, Juventus, Inter, Sampdoria, Cesena e Brescia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Behrami përfundimisht kalon në Fiorentina
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Federer me shumë mund kalon raundin e dytë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: