WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në Empty
MesazhTitulli: Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në   Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në EmptyMon Jan 24, 2011 1:18 am

Washington, 24 janar 2011 - Kryetarja e Këshillit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, hedh poshtë pohimet e disa politikanëve në Beograd se çështja e Kosovës është objekt i shantazhit ndaj Serbisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se ajo "është kriter kryesor, jo vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për tërë rajonin, për të gjitha vendet që synojnë të bëhen anëtare të BE-së". Në një intervistë për "Zërin e Amerikës" (në serbisht), të cilën e transmetoi QIK-u, Biserko tha se një nga kriteret kryesore është bashkëpunimi rajonal dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, sidomos të vendeve të reja të cilat dikur përbënin një vend. "Domethënë ky është kusht për të gjithë, e jo vetëm për Serbinë dhe për Kosovën", theksoi ajo. Biserko vlerësoi se Kosova dhe Serbia kanë kushte të barabarta në rrugën drejt BE-së, e kjo është bashkëpunimi i mirë i ndërsjellë dhe zgjidhja e të gjitha çështjeve territoriale.
"Natyrisht kur është fjala për Serbinë, është një raport relaksues ndaj Kosovës, ndaj serbëve në Kosovë dhe në njëfarë dore do të thosha, është shumë me rendësi që Beogradi të pozicionohet ndryshe ndaj të gjithë serbëve në Kosovë", tha Biserko. Gjithashtu Biserko theksoi se nuk është e mundur politika e Serbisë - "edhe Kosova edhe Bashkimi Evropian", sepse sipas saj, kjo shihet në çdo hap. Serbia duke iu përfaruar pozicionit të kandidadit për BE, kjo bëhet më e qartë se "Kosova do të jetë Kosovë, por në mënyrën e cila duhet të tregojë se Serbia e pranon realitetin e ri", në mënyrën që ta shikojë si fqinj me të cilin duhet zhvilluar një marrëdhënie të fqinjësisë së mirë, theksoi Biserko.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Biserko: Serbia nuk mundet edhe Kosovën, edhe BE-në
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Edhe mësues edhe pornostar
» Kuvajti njeh Kosovën
» Kuqi: Kam të drejtë loje për Kosovën, por nuk ftohem
» 1 milion euro për Shqipërinë, 500 mijë për Kosovën
» Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: