Moskë, 24 janar ( E plotësuar) - Numri i të vdekurve pas shpërthimit në aeroportin e Domodedovo-s është rritur në 35 deri në orën gjashtë pasdite, ndërsa të tjerë mund të humbin jetën pasi janë në gjendje kritike, raportoi BBC.
Aeroporti Domodedovo i Moskës, më i ngarkuari në kryeqytetin rus, është goditur nga një shpërthim, nga i cili raportohet se kanë vdekur të paktën 35 persona.
Mbi 100 persona mendohet se janë plagosur në shpërthim, i cili mendohet të jetë vepër e një kamikazi.
Nga më shumë se 100 të plagosurit, 20 prej tyre kanë mbërritur në spitale në kushte tepër të rënda për jetën, informuan mjekët, të cituar nga Agjensia Ruse e Lajmeve “Interfax”.
Hetuesi kryesori rus deklaroi për agjencitë e lajmeve se shpërthimi ishte vepër e terroristëve.
Aeroporti është 40 km në juglindje të qendrës së qytetit dhe është popullor me punëtorë e turistë të huaj
Tragjedia ndodhi kur një kamikaz shpërtheu në erë në një zonë të populluar të bagazheve në aeroportin e Domodedovo-s, më i madhi në Rusi dhe një prej më të mëdhenjve në botë.
Presidenti Dmitry Medvedev, në një deklaratë të menjëhershme për shtyp, theksoi se shteti do të ndëshkojë me të gjithë ashpërsinë e tij antarët e kësaj mizorie.