WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?  Empty
MesazhTitulli: AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?    AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?  EmptyFri Jan 28, 2011 8:24 pm

Prishtinë, 28 janar - Një vendim që AAK-ja e kishte marrë kohë më parë për të mos hyrë kurrë në një qeveri me Hashim Thaçin, duket se nuk po mund t’i rezistojë kohës. Nuk dihet ende nëse ky vendim do të rikonfirmohet në një mbledhje tjetër që kjo parti do të mbajë pas certifikimit të zgjedhjeve. Besnik Tahiri tha për KTV-në se AAK-ja do të hyjë në bisedime me Thaçin nëse ky i fundit i bën ofertë për krijimin e Qeverisë së re. Dhe kjo ofertë, sipas Tahirit, edhe do të mund të shqyrtohej nga partia e tij.
Në pyetjen se a po rrëshqet AAK-ja drejt një koalicionin të ri qeveritar që për kryeministër do të kishte Hashim Thaçin, Tahiri i AAK-së thotë se s’ka ndryshim qëndrimi dhe se s’ka koalicion me PDK-në. Por, pas certifikimit të zgjedhjeve, AAK-ja do të mbajë një mbledhje për të shqyrtuar mundësinë e hyrjes në një Qeveri me Thaçin. Tahiri nuk ka treguar nëse në atë mbledhje AAK-ja do të rikonfirmojë vendimin e vitit 2008 të partisë së tij, se s’ka koalicion me PDK-në, apo do të ndryshojë pozicionin e saj zyrtar.
AAK-ja do të hyjë në bisedime me Thaçin, nëse ky i fundit i thërret për formimin e koalicionit qeveritar. Kjo parti do ta shqyrtonte ofertën e liderit të PDK-së, në rast se i ofrohet një e tillë, tha Tahiri për KTV-në.
Në anën tjetër, kryeministri në largim, Hashim Thaçi nuk ka dhënë ndonjë lajm të ri për koalicionin. Ai ka thënë vetëm se qeveria do të formohet shumë shpejt.
Zyrtarë të lartë të AAK-së, ndër të cilët Naim Maloku, Haki Shatri, Pal Lekaj, Ali Berisha dhe Bislim Zyrapi janë vënë në favor të koalicionit qeveritar PDK-AAK.
Edhe zyrtarë të PDK-së kanë deklaruar se po zhvillojnë takime joformale me AAK-në për punën e krijimit të qeverisë së re.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
AAK-ja rrëshqet drejt koalicionit me PDK-në?
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ramush Haradinaj pro koalicionit me PDK-në
» Teuta Kurti drejt finales
» Milan sigurt drejt titullit në Serie A
» Faktorët që çojnë një mashkull drejt një lidhje tjetër

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: