WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 12 vjet nga konferenca e Rambujes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

12 vjet nga konferenca e Rambujes Empty
MesazhTitulli: 12 vjet nga konferenca e Rambujes   12 vjet nga konferenca e Rambujes EmptySun Feb 06, 2011 1:37 am

12 vjet nga konferenca e Rambujes Rambuje820032thumblarge


Me ndërmjetësimin e zyrtarëve ndërkombëtarë më 6 shkurt 1999 nisi Konferenca paqësore për Kosovën në Rambuje të Francës, në të cilën kanë marrë pjesë delegacioni nga Kosova dhe ai nga Serbia, konferencë kjo e cila zgjati 17 ditë dhe përfundoi pa sukses, për shkak të kushteve të papranueshme të Serbisë.

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos iu lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses.

Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projektmarrëveshjen politike- marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë.

Pas 78 ditë bombardimesh pasoi tërheqja e forcave serbe nga Kosova dhe vendosja e misionit të Kombeve të Bashkuara- UNMIK në Kosovë.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
12 vjet nga konferenca e Rambujes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Maçoku më i moshuar mbush 125 vjet “të njeriut”
» Fahredin Gashi dënohet 18 vjet burgim
» Pese arsyet qe nuk doni te jetoni njemije vjet.......
» A do e kishit problem nese Partneri/ja juaj esht 10 vjet me i/e madh se ju ?!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: