WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit Empty
MesazhTitulli: Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit   Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit EmptySun Feb 13, 2011 11:02 pm



SHBA, thirrje për qetësi dhe dialog
Ambasada amerikane në Shkup bën thirrje për qetësi të palëve të përfshira në incidentin që ndodhi në Kalanë e Shkupit. Ajo tha se po e ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje të gjithë të përfshirëve të gjejnë zgjidhje përmes dialogut të qetë dhe konstruktiv. Po ashtu, edhe delegacioni i BE-së i bëri thirrje palëve të ndërgjegjësohen dhe t’u lejojnë përfaqësuesve politik legjitim, të zgjidhin çështjet e hapura, pasi në këtë moment, siguria e bashkëjetesës ndëretnike është shumë e rëndësishme. Lidhur me ndërtimet e ardhshme në kalanë e Shkupit dhe me qëllim evitimin e incidente të ngjashme, projekte të tilla duhet të vihen së pari për diskutim, në debate publike. Delegacioni i BE-së ka përsëritur se dialogu politik duhet të jetë prioritet dhe jo mjet për tejkalimin e tensioneve. Kjo zyrë përshëndeti edhe deklaratën e përbashkët të partnerëve të koalicionit qeveritar.

Lëndohen 6 qytetarë dhe 2 policë

Gjashtë qytetarë të moshës 13 deri në 24 vjeç dhe dy policë të lënduar është bilanci i sotëm i incidentit në Kala të Shkupit. Personi që ka marrë lëndime të rënda është dërguar në klinikën e Neurokirurgjisë me lëndime në kokë, por sipas informacioneve të mjekëve personi është në vetëdije dhe jashtë rrezikut për jetë. Gjashtë personave tjerë u është ofruar ndihmë në spitalin e qytetit. Prej tyre vetëm një është shtrirë për kurim të mëtutjeshëm. Deri te incidenti i cili rezultoi edhe me persona të lënduar erdhi si pasojë e hedhjes së gurëve nga dy palët protestuese, shqiptarë dhe maqedonas, të cilit ishin kundër dhe pro ndërtimit të kishës. Sipas të dhënave të dërguara nëpërmjet një komunikate për media nga MPB, thuhet se policët e pranishëm janë vënë në mes të dy grupeve dhe për 15 minuta kanë arritur t’i ndajnë protestuesit dhe të qetësojnë situatën. Nga MPB thonë se deri më tani policia nuk ka arrestuar asnjë person, se vetëm kanë shpërndarë protestuesit, ndërsa gjatë ditëve në vijim pas shqyrtimit të video xhirimeve do të thërrasin në biseda informative njerëzit e përfshirë në incident. Nga kjo Ministri shprehen se në këtë moment në vendin e ngjarjes patrullat policore vazhdojnë duke mbikëqyrur situatën.

Gruevski dënoi incidentin


Kryeministri Nikolla Gruevski ka dënuar incidentin në Kala duke thënë se incidentet e tilla duhet të dënohen pa marrë parasysh se kush i ka shkaktuar ato. Gruevski ka apeluar deri tek të gjithë që këto ngjarje të mos I shfrytëzojnë për qëllime partiake dhe politike. Ne nuk do të lejojmë që dikush nga ngjarjet e tilla të luajë me ndjenjat e qytetarëve dhe ti shfrytëzojë për interesa private dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë, punët të marrin dinamikën e tyre normale, ka thënë nga Prilepi kryeministri Gruevski. Ai ka porositur që me arsye të shikohen gjitha zhvillimet. Nuk duhet që ti hedhet vaj zjarrit, por përkundrazi të qetësohen pasionet e atyre që kanë filluar incidentin por edhe pasionet e atyre që gjatë gjithë kohës kanë ngacmuar qytetarët për zhvillimet në shtet.

BDI dhe VMRO reagojnë për incidentin

Partitë politikë VMRO-DPMNE dhe BDI dënojnë incidentin e sotëm në Kalanë e Shkupit dhe njëherësh bëjnë thirrje për qetësimin e tensioneve. Çështjet e këtilla të ndjeshme munden dhe doemos duhet të zgjidhen vetëm përmes dialogut të hapur politik edhe atë në institucionet e sistemit. Në reagimin e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së thuhet se kultivimi i të drejtave kulturore dhe trashëgimisë kulturore të të gjitha bashkësive etnike mbetet një nga prioritetet kryesore të programit të të dyja partive dhe se multikulturalizmi dhe multikonfesionalizmi i shoqërisë janë shtyllë e rëndësishme e ambientit demokratik. Ndërkohë, rreth incidentit në Kalanë e Shkupit reagoi edhe LSDM-ja opozitare, e cila kërkoi shkarkimin urgjent të kreut të MPB-së si dhe Drejtorit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman, si përgjegjës direkt për ngjarjet në Kalanë e Shkupit. “Së pari kërkojmë menjëherë të shkarkohet ministrja dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe Xhevat Buçi”, theksoi zëdhënësi i Lidhjes Social Demokrate, Emilijan Stankoviq, duke dënuar ashpër dhunën dhe incidentet në Kalanë e Shkupit. Ai kërkoi që menjëherë të shkarkohet edhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore, Pasko Kuzman, i cili duhet të mbajë përgjegjësi për të gjitha veprimet e ndërmarra.

DR: Qeveria e solli këtë situatë

Pas incidentit në Kalanë e Shkupit kanë reaguar gati të gjitha partitë politike në Maqedoni. Sipas partisë Demokracia e Re (DR), Qeveria aktuale e kryeministrit Gruevski sot solli situatën e konfrontimin ndëretnik në Kalanë e Shkupit.

Ndërkaq, Bashkimi Demokratik Kombëtar (BDK) kërkoi përgjegjësi nga policia se si ka lejuar futjen e grupeve maqedonase në brendinë e Kalasë.

“Qeveria e papërgjegjshme e Kryeministrit Gruevski me partnerin e papërgjegjshëm dhe jokonzistent shqiptar sot e solli situatën që dy grupe qytetarësh, një shqiptar dhe një maqedonas, të konfrontohen në Kalanë e Shkupit. Ftojmë qytetarët të ruajnë gjakftohtësinë dhe me mençuri t’i përgjigjemi këtij provokimi që vjen nga institucionet e vendit nën ombrellën qeveritare”, thekson DR, e cila fton partitë politike për përgjegjësi dhe angazhimin e faktorëve ndërkombëtar.

BDK në reagimin e saj bën dënon ashpër siç nënvizohet “provokimin e protestuesve shqiptarë në Kalanë e Shkupit nga një grup maqedonasish, të cilët ishin futur në Kala para se të fillonte protesta e sotme e organizuar nga sektori joqeveritarë shqiptarë, protestë të cilën e mbështeti edhe BDK-ja me praninë edhe të Liderit të saj Hysni Shaqiri”. BDK kërkoi përgjegjësi nga policia se si ka lejuar futjen e grupeve maqedonase në brendinë e Kalasë. “Provokimet e këtilla nuk do ti ndihmojnë situatës, prandaj edhe kërkojmë që konstruksioni i kishës ortodokse maqedonase në Kala, menjëherë të hiqet nga ata që është vendosur. Vet ideja për sllavizmin e kalasë iliro-dardane në Shkup është e pa pranueshme për shqiptarët dhe çdo tentim për të vazhduar punimet do të pengohet me anë të protestave”, thekson BDK.

Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit 610x10300x192
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Reagime pas incidentit në Kalanë e Shkupit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kisha në Kalanë e Shkupit ndërtohet natën...

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA MAQEDONIA-
Kërce tek: