WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Berisha i trembet një atentati me shpërthim

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Berisha i trembet një atentati me shpërthim  Empty
MesazhTitulli: Berisha i trembet një atentati me shpërthim    Berisha i trembet një atentati me shpërthim  EmptyFri Feb 25, 2011 10:09 am

Tiranë, 25 shkurt - Paranojë apo kërcënim real, kjo nuk dihet, por ajo që shihet qartë është që kreu i ekzekutivit, po fortifikon çdo ditë e më shumë shtëpinë, zyrën, Kuvendin dhe çdo copë terreni tjetër ku shkel, shkruan sot e përditshmja Shekulli.

Makina që bllokojnë sinjalet elektronike kur Berisha lëviz me makinë, qen antiminë që kontrollojnë deri edhe gazetarët, ndalime parkimi në një perimetër shumë të gjerë rreth shtëpisë së tij, gardistë në pallatet rreth godinës ku ka apartamentin, janë vetëm disa nga masat e mara, për të mos përmendur super-makinën e blinduar me vlerë kolosale, e cila është porositur dhe detaje për të cilën, u botuan pak kohë më parë në shtyp.

Vlera e saj do të ishte 700 mijë euro dhe do të garantonte siguri maksimale ndaj çdo lloj sulmi. Deri më tani kryeministria nuk ka njoftuar blerjen apo jo të saj.

Sipas Shekullit, masat e para të marra nga kryeministri dhe Garda e Republikës që ka për detyrë sigurinë e tij janë ato pranë shtëpisë. Rruga "Mustafa Matohiti", ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.

Por, masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga "Mustafa Matohiti", ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën "Papa Gjon Pali II". Nga kryqëzimi i rrugës "Mustafa Matohiti" e deri tek kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.

Masat e rrepta të sigurisë shtrihen edhe brenda godinës së Këshillit të Ministrave, shkruan sot Shekulli. Hyrja është përforcuar me zinxhirë e tela, por jo vetëm ajo. Dy dyer të blinduara në ambientet e brendshme ndalojnë njerëzit që ti afrohen si më parë zyrës së kryetarit të Këshillit të Ministrave. Sipas një burime të Shekullit nga Garda, xhamat janë të blinduara, të llojit që përballojnë plumba të kalibrit të vogël. Situata është më ndryshe edhe në zyrën e kryeministrit.

Në daljet publike shihen ndryshime të shpeshta të orareve të paralajmëruara ose të itinerarit të lëvizjeve, shton kjo gazetë. Në mitingun e 20 shkurtit, Berisha mbërriti 40 minuta pas orarit të paralajmëruar, dhe rrethohej nga truproja në çdo hap, madje nga fotot e Juta Benzeberg botuar një ditë më pas në Shekulli, shihen edhe momente acarimi mes gardistëve dhe njerëzve në radhën e parë të turmës. Edhe në ato pak minuta kur kryeministri i gjend në podium, e gjithë situata kontrollohej rreptësisht. Kishte snajperë në çatinë e Korpusit të UT-së dhe një kordon i pazakontë rojesh nuk lejuan as simpatizantët e PD-së që ti afroheshin podiumit.

Risia këtë herë ishte ndalimi i valëve të celularëve. Celularët nuk punonin kur ndodheshe pranë kryeministrit Berisha. Një sy eksperti dalloi lehtë një makinë rreth shtatë metra larg podiumit. Ajo kishte një antenë në formë pllake, e ngjashme me aparaturat që ndalojnë valët në një perimetër të caktuar. E njëjta strategji ka gjasa të jetë përdorur që prej 21 janarit. Atë ditë pasdite telefonat celularë nuk punonin pranë kryeministrisë.

Të kontaktuar nga Shekulli, të gjitha kompanitë e telefonisë celulare thanë që nuk kishin pasur asnjë defekt dhe se antenat e tyre kanë funksionuar rregullisht.

Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar ditën e hënë deri edhe nga qentë antiminë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. Berisha ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.

Qentë antiminë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.

Deri më tani Garda e Republikës që merret me sigurinë e kreut të qeverisë dhe Policia e Shtetit nuk kanë bërë publik asnjë kërcënim të mundshëm ndaj Sali Berishës. Këto janë dy institucionet e vetme që mund të raportojnë kërcënime të tilla pasi Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shpallur "armiq të qeverisë" dhe (duke besuar së paku deklaratat publike të Berishës) informacionet që përcillen prej tyre janë të papranueshme.

Pavarësisht nëse e gjithë kjo, ka të bëjë me paranojë apo me kërcënim real, teknikisht, thuajse të gjithë ekspertët e sigurisë të pyetur nga Shekulli për këto masa sigurie bien dakord në një pikë: Lloji i masave të ndërmarra, tregon se frika është për një atentat në distancë, pra një shpërthim. Ky përfundim del duke parë se masat kanë perimetër të gjerë sigurie (rruga e banesës), i tremben një telekomandimi shpërthimi me celular (makina e bllokimit të valëve), prania e qenve anti-shpërthim pranë zonave ku i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë (studiot televizive, kuvendi etj), përfundon shkrimi në gazetën Shekulli.


Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Berisha i trembet një atentati me shpërthim
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» S’i trembet garës për Eurovizion
» Berisha: Të shmangen tensionet
» Berisha: Sistem elektronik numërimi
» 3 të vdekur në Tiranë , Berisha kërkon hetim
» Berisha akuzon Ramën për angazhim të bandave kriminale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA SHQIPËRIA-
Kërce tek: