WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri  Empty
MesazhTitulli: KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri    KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri  EmptyTue Sep 27, 2011 12:36 am

Ushtarët e KFOR-it sonte kanë filluar të largojnë zhavorrin të cilin serbët e veriut të Mitrovicës kishin përdorur për të bllokuar rrugën kryesore që çon në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.
Në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, gjendja është e tensionuar, mirëpo nuk ka përleshje, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta, raporton Zëri. Serbët, si kundër-reagim, kanë nisur të sjellin sasi tjera të zhavorrit për të vendosur sërish në rrugë.

Ushtarët e KFOR-it gjithashtu kanë hequr flamurin serb i cili po qëndronte në barrikadën e vjetër. Ata kanë larguar për rreth 100 metra pengesën e vendosur nga me tela gjemborë në drejtim të Leposaviqit, dhe kanë vendosur tanke dhe mjete të blinduara përgjatë rrugës që çon në bazën e KFOR-it.

Ndryshe, siç raportojnë mediet serbe, ushtarët e KFOR-it janë të pajisur me mjete për pengimin e trazirave. Forcat e KFOR-it gjithashtu kanë vendosur një pikë-kontrolli në bazën e tyre “Nothing Hill” tek Leposaviqi, ku po kontrollojnë të gjithë qytetarët që kalojnë andej, dhe po lejojnë kalimin e makinave vetëm një-nga-një. /Telegrafi/

Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
KFOR-i nis heqjen e barrikadave në veri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» KFOR-i heq barrikadat në Bërnjak
» KFOR-i arreston disa serbë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: