WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët  Empty
MesazhTitulli: Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët    Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët  EmptySat Nov 26, 2011 2:14 am

Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët  Sm4x1h

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Festa e Flamurit, është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë, thuhet në urimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dërguar homologut të tij nga Shqipëria, Sali Berisha me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Kryeministri Thaçi ka thënë se në 99-vjetorin e Pavarësisë, Republika e Shqipërisë hyn si shtet i konsoliduar, anëtar i NATO-s, me të drejtën e liberalizimit të vizave si dhe me një infrastrukturë që e çon të sigurt drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Edhe një vit mbushet një shekull nga akti më i rëndësishëm i historisë së kombit shqiptar, shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, duke kurorëzuar përpjekjet e pareshtura të popullit tonë për liri dhe mëvetësi. Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, Festa e Flamurit, është ngjarje e rrënjosur thellë në kujtesën historike të kombit shqiptar, që ngjall ndjenjat e krenarisë, frymëzimit dhe rrit vetëdijen politike, kulturore dhe demokratike tek shqiptarët kudo që jetojnë”, thuhet në urim.

Duke përkujtuar se Festa e Flamurit ishte një ndër ngjarjet që ka frymëzuar breza të tërë në përpjekjet për liri dhe çlirim të Kosovës, luftën e lavdishme të UÇK-së arritjen e lirisë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës më 18 shkurt 2008, kryeministri Thaçi ka thënë se Kosova është mirënjohëse për kontributin e Shqipërisë, në të gjitha periudhat historike, duke iu gëzuar të arriturave të shtetit shqiptar, mirëqenies ekonomike të qytetarëve të saj, afirmimit dhe përparimit të përgjithshëm në të gjitha fushat e jetës.

“Shqipëria, një shtet me perspektivë të zhvillimit ekonomik, është duke luajtur rol të rëndësishëm në rajon, si shembull i fqinjësisë së mirë, paqes, stabilitetit, partneritetit dhe bashkëpunimit. Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër të të gjithë qytetarëve të saj, t’ju përgëzoj në 99 vjetorin e Ditës së Flamurit, me urimin e thellimit të fitoreve dhe sukseseve të popullit shqiptar”, përfundon urimi i kryeministrit Thaçi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Kingiaburrel
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Kingiaburrel


Anëtarësuar Anëtarësuar : 17/05/2012
Postime Postime : 507
Vendodhja Vendodhja : Qyteti i Gangstereve(Burreli)
Mosha Mosha : 28

Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët  Empty
MesazhTitulli: Re: Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët    Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët  EmptyMon Jun 04, 2012 6:12 pm

e me te vertet esht nje krenari e madhe;
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Festa e Flamurit, krenari për shqiptarët
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Promovohet libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”
» Urime Festa e Kurban Bajramit

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE-
Kërce tek: