WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni Empty
MesazhTitulli: Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni   Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni EmptyThu Dec 16, 2010 1:47 am

Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni 16shkupi4
Shkup, 16 dhjetor - Në një raport të “Wikileaks”, autoritetet serbe në një takim me ambasadoren amerikane në Beograd, Mary Varlik kanë shprehur shqetësime lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, për shkak të rritjes graduale të popullsisë shqiptare, njofton agjencia e lajmeve INA.
Në korrespodencën e “Wikileaks”, Jovan Ratkoviq, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Boris Tadiq në takimin e 5 shkurtit të vitit 2010 ka folur mbi pikëpamjet e Serbisë në planin e zhvillimeve në rajon dhe situatës në vendet fqinje.
“Serbia është shumë e shqetësuar për të ardhmen e Maqedonisë se sa të Bosnjës. Nuk është e qartë se si një vend i përbërë nga dy grupe krejtësisht të ndryshme etnike, me gjuhë dhe fe të ndryshme mund të qëndrojnë së bashku, veçanërisht me popullsinë shqiptare etnike, e cila është dhe që për 20 vjet do të jetë e barabartë me popullsinë sllave”, ka theksuar Ratkoviq.
Ai ka informuar ambasadoren amerikane për përpjekjet e presidentit Boris Tadiq për kontestin e emrit midis Athinës dhe Shkupit. “Presidenti Tadiq është duke folur me të dyja palët e Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, me shpresën e zhbllokimit të rrugës së Maqedonisë në NATO dhe BE”, ka nënvizuar këshilltari për politikë të jashtme i presidentit serb Jovan Ratkoviq.
Në këtë korrespodencë të publikuar nga “Wikileaks”, zyrtari i lartë i presidencës serbe ka informuar ambasadoren amerikane edhe mbi raportet e Serbisë me vendet tjera fqinje, duke përfshirë edhe Kosovën.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Wikileaks: Serbia frikësohet për rritjen e shqiptarëve në Maqedoni
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Thaçi: Dialogu rezulton me njohjen e Kosovës nga Serbia
» Nisi dita e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë
» WikiLeaks: Frika greke nga bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
» Në Maqedoni shënohet dita botërore e refugjatëve
» Ulkonja, striptizerja e parë shqiptare në Maqedoni

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: