WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Esad Pashë Toptani - Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Esad Pashë Toptani - Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris Empty
MesazhTitulli: Esad Pashë Toptani - Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris   Esad Pashë Toptani - Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris EmptyThu Feb 03, 2011 10:06 pm

Dëshmia e Mustafa Krujës

Nga “Letërkëmbimet” e Mustafa Krujës mund të veçojmë një fragment ku ai aludon se Zogu kishte dorë në eliminimin e dajës së tij, Esadit. “Ahmeti e ka dashë me gjithë shpirt vrasjen e Esadit, sepse qysh atëherë ka pasë në mend për t’u ba mbret”… Avniu, “…i ka shkue mikut të vet në atë kohë, ministrit të Brendshëm A. Zogut, i cili i jep 4000 lira italiane apo franga franceze”, një ndihmë kjo në para që i nevojitej studentit për të shkuar në Paris.

Edith Durham:

“Ky njeri (Esadi) injorant dhe pa skrupuj, një relike e kohës së errët të Turqisë së vjetër, jetonte në luks, në një kryeqytet të huaj... Ku i merrte këto para?”

Avokati i Avni Rustemit:

Çfarë priste Franca nga Esadi, të cilin e nderoi me dekoratat më të larta; “Le Grand Cordon de la Légion d’Honneur”, “La Croix de Guerre”...?

Paris, qershor 1920. Avni Rustemi ka vrarë në një atentat Esad Pashë Toptanin. Që nga ai vit i largët e deri më sot, shumë fakte e dëshmi janë ende të panjohura. Si ndodhi që gjykata franceze nuk e dënoi Avni Rustemin? Një libër i Anatole de Monze, i cili ishte avokati mbrojtës i studentit shqiptar Avni Rustemi, sjell të gjithë detajet e mbrojtjes në gjyqin francez dhe analizon atmosferën që çoi drejt këtij krimi. De Monze e cilëson aktin e Avniut si një “krim pasional me nxitje të një populli të tërë”. Dhe Avniu u lirua pas 6 muajsh paraburgim...

Vrasja e Esat Pashës nuk ka qenë një akt i rastit, dhe as një inicia tivë vetjake e izoluar. Ajo hyn në kuadrin e përgatitjeve që fillu an të bëheshin për të ndërmarrë aksionin për dëbimin e ushtrisë italiane nga bregdeti dhe Vlora. Në pranverë të vitit 1920, Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës e shtrinte pushtetin e saj gati në të gjitha krahinat. Kishte kështu një prapavijë, por që ajo të ishte një bazë e sigurt duheshin eliminuar bandat esadiste që mund të nxiteshin qoftë nga serbët, qoftë nga italianët. Për këtë qëllim ishte i domosdoshëm të kryhej një operacion spastrimi. Iu ngarkua Bajram Currit, atëherë ministër pa portofol. Nën komandën e tij forcat qeveritare, pas disa ndeshjeve të shkurtra i shpartalluan bandat kryengritëse në Shqipërinë e Mesme. Një kusht paraprak ishte edhe eliminimi i Esadit, që ishte gjithnjë gati t’i nxirrte në ankand interesat e kombit. Zhdukja e tij nga skena politike bëhej aq më tepër e domosdoshme po të kihet parasysh se ai ndodhej që në prill 1919 në Paris, ku zhvillonte punimet Konferenca e Paqes. Në kryeqytetin francez pati mbërritur edhe një delegacion i Qeverisë së Durrësit me Turhan Pashën në krye. Mehdi Frashëri, atëherë ministër i Brendshëm, shprehej i shqetësuar në “Kujtimet” e tij: “Ndërsa të gjithë popujt kishin dërguar një delegacion, nga Shqipëria ishin katër: ai i Qeverisë së Durrësit, i Esad Pashës, i Stambollit dhe i Rumanisë”. Esadi pretendonte se pas ikjes së Vidit ai i kishte shpallur luftë Austro-Hungarisë, kishte shkuar me një ushtri të vogël në Selanik, kishte luftuar kundër qeverive qendrore. Rrjedhimisht, qeveria e tij ishte e vetmja qeveri përfaqësuese e popullit shqiptar dhe delegacioni i tij i vetmi i ligjshëm. Pas mbarimit të luftës Italia ia hoqi fillin Esadit, ndonëse jo përgjithnjë. Tanimë dihej se ishte lidhur me Serbinë dhe drejtpërdrejt me Pashiçin. Ministri i jashtëm, Sonnino i telegrafonte ambasadorit italian në Paris që në mars 1919 se, “ishte njoftuar se Esadi do të vinte në Paris”. “Nuk ka shumë të dhëna, - shtonte Sonnino, - se ç’do të bëjë por ka shumë arsye të besohet se do të përdoret nga serbët e grekët për rivendikimet e tyre territoriale”.

Sonnino vendosi të bënte një demarsh pranë qeverisë franceze. Më 23 mars ai ngarkoi ambasadorin italian, L.B. Longore t’i shprehte ministrit të Jashtëm, Pichon (Pishon) mendimin e Romës që Esadi nuk duhej të vinte në Paris. Në takimin me ambasadorin italian, shefi i kabinetit të ministrit u shpreh se “personalisht ishte kundër (ardhjes); si shumë ngatërrestarë po vinin në Paris për intriga rreth Konferencës”. Por, shefi ktheu një përgjigje tjetër të ministrit: “se qeveria franceze nuk e do aspak ardhjen e Esadit në Paris, nuk do t’i bëhet asnjë lehtësi udhëtimi, por ajo nuk mund t’i mohojë të drejtën për të hyrë në territorin francez”. Pra, jo i ftuar, jo i ndihmuar, por as i ndaluar.
Në qarqet diplomatike franceze kishte dyshime. Ambasadori francez, Barrére sh- Paris, qershor 1920. Avni Rustemi ka vrarë në një atentat Esad Pashë Toptanin. Që nga ai vit i largët e deri më sot, shumë fakte e dëshmi janë ende të panjohura. Si ndodhi që gjykata franceze nuk e dënoi Avni Rustemin? Një libër i Anatole de Monze, i cili ishte avokati mbrojtës i studentit shqiptar Avni Rustemi, sjell të gjithë detajet e mbrojtjes në gjyqin francez dhe analizon atmosferën që çoi drejt këtij krimi. De Monze e cilëson aktin e Avniut si një “krim pasional me nxitje të një populli të tërë”. Dhe Avniu u lirua pas 6 muajsh paraburgim... Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris Mustafa Kruja: Zogu e ndihmoi Avni Rustemin me 4 mijë franga për të eliminuar dajën e tij? kruante nga Roma në dhjetor 1918, se “përkrahjes së Esadit nga Franca i kishte ardhur fundi”, “është një klient i padobishëm dhe kompromentues”. Por, vetë francezët e organizuan ardhjen e tij nga Selaniku. Pastaj, qeveria franceze nuk mund të vepronte në kundërshtim me fjalën që u kishte dhënë serbëve kryeministri Clemenceau. Qëndrimit zyrtar i bëri jehonë të gjerë edhe shtypi i Parisit, duke e quajtur Esadin, “aleat të serbëve dhe francezëve gjatë luftës”. Gazetat i dhanë atij tituj të ndryshëm: “Kryetar i Qeversë Shqiptare” (“L’Excelsior”), “Kreu i delegacionit shqiptar” (gazeta socialiste “L’Humanité”), “Kryetari shqiptar” (“Le Petit Journal”). Madje, si duket me propozim te francezëve, në protokollin e Konferencës Esadi u shënua si “Shef i qeverisë shqiptare”, aq më shumë “President i Republikës Shqiptare” (sipas modelit të Presidentit të Republikës Franceze!)
Delegacioni i Qeverisë, me Turhan Pashën në krye, edhe pse mbërriti i pari në Paris, nuk u akreditua pranë Konferencës. Në qarqet e Konferencës ishin të prirë të njihnin delegacionin e Esadit. Me cilësinë e kryetarit të “qeverisë së ligjshme dhe aleate”, ai mbante lidhje me Sekretariatin e Konferencës së Paqes, jepte intervista dhe takohej me personalitete.
Ai arriti të vendoste kontakte edhe me delegacionin amerikan. Ai i dërgoi, së pari, një letër ambasadorit amerikan në Paris, Sharp, për t’u prezantuar. Në mes të prillit atë e priti edhe Presidenti Wilson, të cilit i tha se kishte luftuar në rradhët e aleatëve për parimet e shpallura prej tij (d.m.th për 14 pikat). Kërkoi po ashtu që SHBA-të të pranonin mandatin mbi Shqipërinë. Nga dokumentet amerikane nuk rezulton që kontakti të ketë vazhduar. Wilson-it iu bënë vërejtje për takimin. Protestuan Ericson, Miss Durham dhe gjenerali Philips. Me gjithë simpatitë franceze, Esadi hasi në kundërshtimin e Italisë. Italia ishte e prerë aq sa u kërcënua se mund ta linte Konferencën. Atëherë u vendos të pranohej delegacioni i qeverisë së Durrësit. Nga sa më lart, del qartë se Esadi mund të minonte jo vetëm veprimtarinë e qeverisë në Konferencën e Paqes, por në gjithë politikën e jashtme në këtë fazë vendimtare. Në këto kushte, imponohej si e domosdoshme zhdukja e këtij profesionisti të pazareve. Qeveria mori vendimin për vrasjen e tij. Aksionin e kreu studenti i ri, Avni Rustemi, i cili e vrau Esadin në mes të Parisit, më 13 qershor 1920. Avniu në këtë kohë ishte student në Romë. Ai mbërriti në Durrës më 5 maj për t’u përgatitur. Iu dhanë mjetet e nevojshme dhe një ndihmë në të holla për shpenzimet e rrugës dhe të qëndrimit në Paris. U përcoll nga Tefik Mborja, në atë kohë inspektor i studentëve shqiptarë në Itali.

***

Është edhe një version që jep M.Kruja në “Letërkëmbimin” e tij. Për vetë Avniun, thotë se “nuk ka qenë frymëzue prej kurrkujt tjetër, pose zemrës së tij fisnike e patriotike. Ishte djalosh idealist i kulluet”. Por, nuk kishte para. “Kujt t’i thotë?!” Mustafai jep një përgjije befasuese dhe thotë: “I ka shkue mikut të vet në atë kohë, ministrit të Brendshëm A.Zogut, i cili i jep 4000 lira italiane apo franga franceze”. Autori e plotëson këtë dëshmi duke shpjeguar se, “Ahmeti e ka dashë me gjithë shpirt vrasjen e Esadit, sepse qysh atëherë ka pasë në mend për t’u ba mbret”. Esadin, dajën e shihte si pengesë për shkak të synimeve që ai kishte shpallur me kohë për t’u bërë sundimtar në shtetin e ri. “Vrasja e Esadit, - konkludon M.Kruja, - ishte i vetmi mjet për të shpëtue vendin prej kaosit të esadizmës”.
Emri i E. Toptanit është përmendur mëse njëherë në ngjarjet shqiptare. Është folur për bëmat e tij të mbrapshta, për pazaret dhe ankandet e njëpasnjëshme që kanë njollosur historinë e Pavarësisë. Janë një tok komentesh nga vëzhgues të huaj që kanë përcjellë lidhjet e tij të hapta e të fshehta me kancelaritë. Gjithsesi, me rastin e zhdukjes së tij nga skena politike ia vlen të kemi edhe prononcimet e disa autorëve që e plotësojnë profilin e këtij personazhi dhe njëkohësisht denoncojnë ashpër qëndrimin e qarqeve zyrtare që e kanë përdorur për interesat e tyre të ngushta, përsëri në dëm të kombit shqiptar.

***

Autori i parë i radhës që ndiejmë veten të detyruar të citojmë është francezi Anatole de Monze. Pak është dëgjuar ky emër, ose jo aq sa e meriton kur bëhet fjalë për fundin e Pashait toptanas. De Monze është autor i një libri me titull domethënës “Destins hors série” (Fate jo të zakonshme, “jashtë serie”). Nuk është historian, por vepra e tij paraqet një interes krejt të veçantë, sepse De Monze ka qenë avokati mbrojtës i Avniut përpara gjyqit francez. Kësaj ngjarjeje dhe rolit të tij në këtë proces gjyqësor, De Monze i kushton një kre të veçantë me titullin “Tragédie sur comédie” (Tragjedi dhe komedi). Nuk ka dyshim se platforma e mbrojtjes e hartuar nga një dorë jo vetëm kompetente, por edhe e një “qytetari të botës”, ka shërbyer si bazë për vendimin përfundimtar të gjykatës. Ai e cilëson Avniun si idealist dhe aktin e tij të motivuar nga interesat e Atdheut, të cilin Pashai e pati nxjerrë aq herë në pazar. Paraqet interes fakti se avokati, përpara se të rendisë argumentet në mbrojtje të “studentit të vogël shqiptar”, numëron përpara gjyqit jo vetëm aferat e pista të Esadit, por edhe “pritjet” mbretërore zyrtare që i bëheshin në kryeqytetet e mëdha. Avokati denoncon, bën një akt-akuzë të rreptë, pa kursyer as Francën. Po e përmbledhim në këto pika kryesore: 1) Pashai ishte padyshim më 2 gusht 1914 mik i Italisë dhe Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi, madje edhe Rusisë, pra gjithë sllavëve. Vetëm një vend nuk e gëzonte miqësinë e tij, dhe ky ishte vendi i tij. Çudia është se ne, francezët, e zgjodhëm si zëdhënës të Shqipërisë, si trashëgimtar të Skënderbeut. Por kë? Këtë hero të ankandit... 2) Më 2 shtator 1914, Vilhelm Vidi, mbret për gjashtë muaj, braktiste vendin. Që në tetor, Esadi na ofroi shpatën e tij dhe ne e pranuam. Franca hyri në bisedime me të. Zyrtarisht? Po, zyrtarisht, pa qeshur, se nuk ishte koha e të qeshurave. Pas disfatës serbe duhej hyrë në pazar me të. Por, me para. Ky kryetar ndiqte zhvillimin e ngjarjeve dhe kursin e monedhave. Bajroni më 1809, kur ishte për vizitë te Ali Pasha, i shkruante nënës për bujarinë e këtij briganti dhe për çinteresimin e shoqëruesve që i dha pas. Një nga këta shqiptarë i tha poetit: “Dua të më doni, jo të më paguani”. Kurse, Esadi grumbullonte rroga bashkë me nderime... 3) Kur zbarkoi në Selanik (Fronti i Armatës së Lindjes kundër ushtrisë austrohungareze në Ballkan), qeveria franceze dha urdhër të pritej me parada të trupave. Ai hyri në rrethin e ngushtë të gjeneralit Sarrail (Saraj). Që në Selanik ai u njoh si kryetar qeverie nën mbrojtjen e Francës. Duhen hapur arkivat diplomatike për të parë se çfarë priste Franca nga Esadi, të cilin e nderoi me dekoratat më të larta: “Le Grand Cordon de la Légion d’Honneur”, “La Croix de Guerre”. Avokati e përfundon tregimin duke përshkruar zhvillimin e gjyqit kundër Avniut, që akuzohej për vrasjen e “kryetarit të qeverisë shqiptare të Selanikut”. Një detaj interesant: avokatët e palës esadiste (të familjes) ishin juristë të nivelit më të lartë (një bashkëpunëtor i Presidentit Millerand), ish- ministra, diplomatë, gazetarë. Gjithsesi, gjykata u gjend përballë një rasti flagrant, ajo pranoi mbrojtjen e De Monze, duke e cilësuar aktin e Avniut si një “krim pasional me nxitje të një populli të tërë”. Dhe Avniu u lirua pas 6 muajsh paraburgim.

***

Në vendimin e gjykatës franceze patën ndikim padyshim edhe thirrjet, mesazhet, peticionet nga një numër i madh mitingjesh në qytete të ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Federata “Vatra” iu drejtua ministrit të Drejtësisë në Paris me një telegram në të cilin denoncoheshin krimet dhe tradhtitë e këtij aventurieri renegat, ndërsa lartësohej patriotizmi dhe idealizmi i Avniut që përmbushi një aksion kombëtar. Nuk mund të lihet pa përmendur Miss E.Durham, kur bëhet fjalë për fundin e Pashait. Ajo i përgjigjet menjëherë ngjarjes me një artikull të botuar në revistën “Contemporary Review”, në gusht 1920. Siç del edhe nga titulli që i ka vënë artikullit: “Historia e Esad Pashës” (TheStory of Esad Pasha), autorja bën një vështrim të shpejtë të karrierës së tij, që prej fillimit të shekullit, kur ishte komandant i xhandarmërisë në Janinë, e deri në Paris, ku u paraqit dhe u pranua si “kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes”. Miss Durham ka edhe përvojën e saj personale. Ka shkelur pragun e sarajeve të toptanasve që më 1904. Me Esadin është takuar më 1908. Duke përshkruar etapat kryesore të zhvillimit të ngjarjeve dhe pjesën e Esadit në to, E. Durham quan si tipar kryesor të personazhit ambicien e shfrenuar për pushtet, për kurorë, për t’u bërë sundimtar “i paguar” në Tiranë. Pas shitjes së Shkodrës me një akt mizor, ai e gjykoi se e kishte rrugën krejt të hapur për të zënë fronin. Gjatë një udhëtimi që Durham ndërmori në verë 1913 nëpër të gjithë vendin, kudo dëgjon indinjatën dhe zemërimin për tradhtinë e tij. Kudo e urrenin dhe të gjithë e kishin frikë. Por, Esadi kishte në anën e tij “lidhjet me grekë e serbë” dhe aq më tepër, mbështetjen e segmenteve të rëndësishme të “politikës së madhe”. Ia vlen të jepet i plotë pasazhi me të cilin Miss Durham e mbyll artikullin e saj. Ajo përshkruan trajtimin që i rezervohej Esadit në kryeqytetin francez. “Ky njeri injorant dhe pa skrupuj, një relike e kohës së errët të Turqisë së vjetër, jetonte në luks, në një kryeqytet të huaj. Në Paris pritej si një monark i rrëzuar. Kush ia paguante apartamentin në Hotel Continental, një vilë dhe një shtëpi në Avenue Marceau, me shumë shërbëtorë, tri makina, kuaj?... Shqiptarët duan ta qeverisin vetë vendin. Ata dëbuan italianët nga Vlora. Ata nuk e kanë pranuar asnjëherë copëtimin. I vetmi njeri që ishte gati ta bënte nuk është më. Lufta e Madhe, - thonë Fuqitë, - u bë për lirinë e të gjithë kombeve. Le të tregojnë se e kanë me të vërtetë”.Eliminimi i Esadit spastroi terrenin nga pengesa e fundit në rrugën drejt suksesit të aksionit diplomatik për rimëkëmbjen e shtetit shqiptar me integritet territorial të pavarur.


Shënim: Artikulli i mësipërm është një fragment nga libri “Shqipëria politike” e prof.Arben Puto.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Esad Pashë Toptani - Fakte të panjohura rreth atentatit në Paris
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ali Pashe TEPELENA
» 15 fakte mahnitese per dashurine..
» SHBA dhe BE mospajtime rreth Kosovës
» Dy kompani përplasen rreth koncertit të Shakirës në Prishtinë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SHKENCAT SOCIALE (¯`♥´¯) :: HISTORIA-
Kërce tek: