WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lista anti-Slloveni e Kuzhes

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Lista anti-Slloveni e Kuzhes Empty
MesazhTitulli: Lista anti-Slloveni e Kuzhes   Lista anti-Slloveni e Kuzhes EmptySat Feb 05, 2011 10:53 pm

Tiranë, 5 shkurt - Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Josip Kuzhe, ka shpallur listën me 20 futbollistët e thirrur për takimin e 9 shkurtit kundër Sllovenisë. Përballja miqësore do të luhet ditën e mërkurë në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, në orën 20:00.
Ashtu siç pritej, është lënë jashtë mesfushori Ervin Skela. Fantazisti vlonjat ka qenë pa ekip që nga fillimi i këtij sezoni dhe vetëm ditët e fundit nënshkroi me skuadrën e kategorisë së pestë gjermane, TSV Germania Windeck.
Mungesë tjetër është edhe ajo e Jahmir Hykës, i cili kaloi në ditët e fundit të merkatos te Tirana, pasi nuk gjeti hapësira aktivizimi me Panioniosin në kampionatin grek.
Grumbullimi i përfaqësueses shqiptare do të fillojë ditën e diel.
Lista e lojtarëve të grumbulluar nga Kuzhe:

1. Arjan Beqaj (Ermios)

2. Samir Ujkani (Novara)

3. Andi Lila (Tirana)

4. Armend Dallku (Vorskla Poltava)

5. Kristi Vangjeli (Aris Selanik)

6. Ansi Agolli (Karabak)

7. Admir Teli (Karabak)

8. Lorik Cana (Galatasaraj)

9. Endrit Vrapi (Skënderbeu)

10. Ervin Bulku (Hajduk Split)

11. Altin Lala (Hanover)

12. Ledion Memushaj (Kievo)

13. Klodian Duro (Lask Linz)

14. Gilman Lika (Tirana)

15. Emilian Vila (Dinamo)

16. Gjergji Muzaka (Skënderbeu)

17. Erjon Bogdani (Çezena)

18. Hamdi Salihi (Rapid Vjena)

19. Edmond Kapllani (Paderborn)

20. Elis Bakaj (Dinamo Bukuresht)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Lista anti-Slloveni e Kuzhes
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”
» Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë
» Anti-shqiptari Dick Marty

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: