WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë  Empty
MesazhTitulli: Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë    Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë  EmptyMon Oct 31, 2011 11:24 pm

FIFA ka zbuluar listën e ngushtë prej 23 lojtarëve të cilët do të jenë në garë për të fituar çmimin më të çmueshëm individual të vitit për një futbollist, FIFA Ballon D’Or.



Siç edhe është pritur, në listë janë përfshirë dy prej futbollistëve më të mirë në botë dhe kandidatë kryesor për ta fituar çmimin, Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo i Real Madridit.



Barcelona po ashtu ka numrin më të madh të nominimeve, tetë gjithsej nga 23 lojtarët, derisa Real Madridi ka pesë lojtarë. Lista po ashtu dominohet nga fituesit e Kupës së Botës 2010, spanjollët, me shtatë kandidatë për të fituar trofeun.

Fituesi i Copa America, Uruguai, ka dy lojtarë në listë, po aq sa Franca, Argjentina dhe Brazili, derisa Gjermania ka tre kandidatë.

Sulmuesi i Anzhi Makhachkala, Samuel Eto'o, është i vetmi lojtar afrikan që është përfshirë në listë, derisa Wayne Rooney është i vetmi anglez. Ky i fundit shoqërohet edhe nga një bashkëlojtar i tij te Manchester United, Nani.

Në listë nuk është përfshirë asnjë lojtar italian.

Nga lojtarët e nominuar 15 kanë luajtur në kampionatin spanjoll sezonin e kaluar, derisa pesë në kampionatin. Nga Liga Premier megjithatë ka tre kandidatë për kategorinë e trajnerit të vitit, Sir Alex Ferguson i Manchester United, pastaj menaxherin i Chelseat, Andre Villas-Boas dhe ai i Arsenalit, Arsene Wenger.

Fituesi do të zgjidhet nga kapitenët dhe trajnerët e kombëtareve, krahas votave të përfaqësuesve të mediave ndërkombëtare të zgjedhura nga France Football. Lista do të ngushtohet në tre lojtarë më 5 dhjetor derisa fituesi do të zbulohet më 9 janar të vitit të ardhshëm në Zurich .

Fituesi i vitit të kaluar ishte Lionel Messi, i cili garoi me dy bashkëlojtarët e tij, Andres Initesta dhe Xavi Hernandez.

Lista e lojtarëve kandidat për FIFA Topin e Artë:

Spanjë: Iker Casillas, Cesc Fabregas, Andres Iniesta, Gerard Pique, David Villa, Xabi Alonso, Xavi
Gjermani: Thomas Muller, Mesut Ozil, Bastian Schweinsteiger
Francë: Eric Abidal, Karim Benzema
Argjentinë: Sergio Aguero, Lionel Messi
Portugali: Cristiano Ronaldo, Nani
Brazil: Dani Alves, Neymar
Uruguaj: Diego Forlan, Luis Suarez
Kamerun: Samuel Eto’o,
Angli: Wayne Rooney
Holandë: Wesley Sneijder

Lista e plotë e kandidatëve për çmimin Trajneri i Vitit:

Vicente del Bosque (Trajneri i kombëtares spanjolle), Sir Alex Ferguson (Manchester United), Rudi Garcia (Lille), Pep Guardiola (Barcelona), Jurgen Klopp (Borussia Dortmund), Joachim Low (Germany national team), Jose Mourinho (Real Madrid), Oscar Tabarez (Uruguay national team), Andre Villas-Boas (Porto, Chelsea), Arsene Wenger (Arsenal).

Kush mendoni se do të dalë fitues në garën për çmimin FIFA Topi i Artë dhe kush në kategorinë e Trajnerit më të mirë? Jepni mendimin tuaj në hapësirën për Komente.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë  Empty
MesazhTitulli: Re: Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë    Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë  EmptyThu Nov 03, 2011 10:47 pm

Topin e art e meriton Messi Very Happy
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Lista e kandidatëve për FIFA Topin e Artë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Lista e deputetëve të “Vetëvendosjes”
» Lista anti-Slloveni e Kuzhes

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: FUTBOLL-
Kërce tek: