WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 “Troja” elektrizoi Mitrovicën

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

“Troja” elektrizoi Mitrovicën  Empty
MesazhTitulli: “Troja” elektrizoi Mitrovicën    “Troja” elektrizoi Mitrovicën  EmptyMon Apr 18, 2011 9:11 pm

“Troja” elektrizoi Mitrovicën  13z3fok

Mitrovicë, 18 prill - “Nuk ka ndjenjë më të mirë se kur bëhemi bashkë në Mitrovicë”, kanë qenë fjalët e para që vokalisti i rock grupit “Troja” u ka thënë më shumë se 2 mijë vetave në koncertin e mbajtur në qytetin verior të Kosovës, të shtunën në mbrëmje. Ata janë stacionuar në sallën “Minatori” që gjendet vetëm pak metra larg urës që tash 12 vjet ndan qytetin e minatorëve. “A shkojmë?”, ka qenë pyetja që trojanët kanë përsëritur shpesh në koncertin rreth 2-orësh, i cili u vlerësua si një ngjarje që i ka munguar qytetit në të cilin ka lindur rocku kosovar. Në orën 21:00, një sinjal me drita të forta drejt publikut paralajmëroi që ata duhej të bëheshin gati.
Me pantallona jo fort të gjata dhe me një bluzë të zezë pa krahë, kitaristi Florent Bajrami ka shkelur i pari skenën. Tingulli i kitarës së tij ishte ftesë që Violand Shabani të zinte vend pranë baterive, ndërsa Agron Ejupi me basskitarë hyri natyrshëm në tingullin e këngës “Nesër është vonë”. Por jo vetëm për ta. Bujar Berisha, vokalist i grupit - të cilit publiku fillimisht ia dëgjoi vetëm zërin - ka hyrë nga prapaskena. Refreni i këngës ndezi menjëherë masën e tubuar në parketin e “Minatorit”. Me simbolin e “Trepçës” në prapavijë - gjigantit të dikurshëm ekonomik në Kosovë - e krahas saj një T të cilin “Troja” “e ngul” kudo që mban koncert - kënga e dytë e tyre ka qenë “Nuk po muj ma”. Por “trojanët” kanë dëshmuar se munden hala. Katërshja nuk u ndal edhe një orë pasi e kënduan këtë këngë. E bashkë me ta nuk pushoi për asnjë moment as publiku. Këngëtarja Flaka Krelani u është bashkuar në këngën “Beautiful World”.
Në mes të këngës “Jena na” tingulli ndalet, kur Berisha thotë: “Natën e mirë Mitrovicë”.
Zhurma e më se 2 mijë vetave si në kor ishte shumë herë më e madhe se kur një lojtar i ekipit kundërshtar gjuan pikën vendimtare kundër “Trepçës”, ekipit të zemrës së mitrovicasve në basketboll. Një tjetër sport pati ndikim në koncertin e “Trojës”. “El Clasico” i 162-të, që ka nisur në 22:00 ka përgjysmuar numrin e publikut në sallë.
Po për frontmenin e “Trojës” ata që kanë mbetur janë besnikë të rockut.
“Nuk ua la as loja e as asgjë”, ka thënë Berisha, teksa ka arsyetuar ata që “braktisën” koncertin.
“Ndoshta edhe pse ka qenë hyrja falas, ngase kur nuk paguan mund të mos e vlerësosh një koncert. Por ne nuk kemi mundur kurrsesi që koncertin në Mitrovicë ta bëjmë me bileta”, ka thënë Berisha.
Ajo që ka rëndësi për Berishën është se publiku i priti mirë. Njësoj e priti edhe ripërpunimin e këngës “Mallëngjimi” të Muharrem Qenës, të cilën trojanët e interpretuan premierë para bashkëqytetarëve të të ndjerit.
“Të rinjtë e kanë humbur lidhjen me Muharrem Qenën, Rexho Mulliqin, mbase edhe me ‘Gjurmët’, por ne e kemi obligim që me ju tregu të rinjve që kjo nuk fillon këtu, por ka nisur shumë më herët”, ka thënë Berisha.
Por bashkëshortja e tij, aktorja Vlora Merovci, që përcjell me emocion “trojanët” në çdo koncert thotë se ka pritur që publiku në Mitrovicë të jetë më i entuziazmuar.
“Kjo që ka bërë ‘Troja’ është shumë pak për Mitrovicën, sepse këtij qyteti i duhet shumë më shumë, ngase është harruar nga të gjithë”, ka thënë Merovci.
Për mitrovicasin Fehmi Ferati, prezantues televiziv, koncerti ka qenë respekt që i është bërë Mitrovicës.
“Kësi respekti zor që i ka bërë dikush këtij qyteti që nga paslufta”, ka thënë Ferati.
“Si rockerë që janë, dhe me shpirtin e pasur që e kanë na kanë lënë pa koment ne dhe çdo producentë apo donatorë. Këta kanë prekur në tel, në ‘Trepçë’, si dhe kanë respektuar identitetin e qytetit të Mitrovicës që është rocku. Kjo është tendencë që t’i kthehet identiteti – roku”, ka shtuar Ferati.
Para se “Troja” të ngjitej në skenë, kanë qenë pesëshja e bendit “The Frames”, nga Shkolla e rockut në Mitrovicë ata që kanë nxehur publikun.
“Ne jemi bend i ri, na ka ra të bëjmë muzikë, por asnjëherë në këso publiku. Jemi kënaqur shumë”, ka thënë 16-vjeçarja Blerta Kosova, vokaliste e këtij bendi.
Në mes të dy hyrjeve për në sallën “Minatori”, tri vajza shisnin bluza me mbishkrimin “Troja” dhe logon e “Trepçës”, njësoj si ajo që mysafirët kishin vënë në ballë të skenës.
Më shumë se 50 vija kishin bërë ato në letrat e tyre që secila është dëshmi e një buze të shitur për pesë euro. Vetëm në gjysmën e koncertit të “Trojës” janë shitur gjysma. “Po ka mjaft të interesuar”, ka thënë njëra nga to, teksa vrapon drejt sallës nga ku dëgjohet akordi i “Amaneti...”.
“Koncerti është një mrekulli, e bluzën e bleva sa për ta pasur kujtim nga kjo mbrëmje”, ka thënë Ardian Prekazi (28) që me bluze të re rikthehej në sallë.
“Është atmosferë e paparë, na ka munguar një koncert i tillë në Mitrovicë”, ka thënë Sihana Klisurica, 22-vjeçare nga Mitrovica.
E për Jehona Gjinovcin, që pyetja ia ndal ritmin e vallëzimit, udhëtimi nga kryeqyteti për në Mitrovicë ia ka vlejtur.
Por me koncertin e “Trojës” po kënaqeshin edhe ata që nuk kishin ardhur ekskluzivisht për koncert. Një pjesëtar i Policisë së Kosovës, që për shkak të rregullave hierarkike nuk deshi të tregonte emrin, tha se i pëlqen shumë “Troja”.
“Por mund ta pyesësh edhe togerin për më shumë”, ka thënë ai.
Atij dhe kolegëve të tij të shtunën i ka dalë punë. Ata kanë marrë nga masa për disa që ishin treguar “të dhunshëm” në mesin e turmës që kërcente alla rock.
Përveç policëve, në “Minatori” kishte edhe ushtarë.
“Nuk kemi ardhur me mision të sigurisë këtu, por është diçka ndryshe nga ajo që ne bëjmë çdo ditë. Po kalojmë shumë mirë”, ka thënë njëri nga katër pjesëtarët e KFOR-it francez.
Koncerti i “Trojës” nuk ka qenë provokim në qytetin me siguri të brishtë. Madje për Shkëlzen Veselin, që në koncertet e “Trojës” përkujdeset për zërim, grupi ka qenë dashur të dilte andej urës.
“Këta nuk kanë ardhur atje, po kanë ardhur këtu. Krejt është Kosovë, por andej është më pak Kosovë. Ndoshta do të duhej të dalin andej, por pasi nuk po guxon Hashimi, më mirë këtu”, ka ironizuar ai. Veselit do të mund t’i dalë prapë punë, ngase “Troja” ka paraparë të organizojë koncerte brenda këtij viti edhe në qytetet e tjera të Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
“Troja” elektrizoi Mitrovicën
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Troja do të lansojë album të ri
» Troja “e kall” publikun e Prishtinës

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: