WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
@Nora@
Bordidrejtues
Bordidrejtues
@Nora@


Anëtarësuar Anëtarësuar : 31/01/2011
Postime Postime : 443
Vendodhja Vendodhja : Diku Larg

Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë  Empty
MesazhTitulli: Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë    Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë  EmptyThu Apr 21, 2011 1:59 am

Prishtinë, 21 prill – Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë, Pieter Feith, tha se nuk do të influencojë në ndryshimet kushtetuese të cilat pritet të bëhen në Kosovë.


Ai tha se i takon Kuvendit të Kosovës dhe përfaqësuesve të qytetarëve të Kosovës në Kuvend, që të marrin vendimet përfundimtare lidhur me ndryshimet kushtetuese.


Megjithatë, ai theksoi rëndësinë që gjatë amandamentimit të aktit më të lartë shtetëror të vendit, të forcohet pozita e femrës dhe të mos ndikohen të drejtat e komuniteteve.

Komentet e tij për këtë çështje, diplomati holandez i bëri gjatë një ligjërate të mbajtur para nxënësve të shkollës së mesme "Sami Frashëri" në Prishtinë ku, në cilësinë e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian në Kosovë, foli edhe për çështjet që ndërlidhen me të ardhmen evropiane të vendit.

Ai tha se afrimi i përfundimit të mandatit të tij duket se lidhet edhe me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare për Kosovën.

“Po i vjen fundi mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ajo shpejt do të bëhet e ditur për të gjithë”, tha Feith, duekbërë kështu që për herë të parë të dëgjohet një deklarim I tillë për mundësinë e përfuindimit të mbikqyrjes së pavarësisë së Kosovës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SHPALLJA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
» Facebook Phone del së shpejti?
» Kosova ende larg liberalizimit të vizave
» Wisner: Çdo shtet vendos për kufijtë e vet, pra edhe Kosova
» Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: