WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë  Empty
MesazhTitulli: Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë    Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë  EmptyMon Sep 05, 2011 11:49 pm

Nxënësit e shkollave fillore të komunitetit serb, nga veriu i Mitrovicës kanë bllokuar urën kryesore mbi lumen Ibër, duke ndaluar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ata këndojnë këngë me përmbajtje nacionaliste, siç janë “Kosova është zemra e Serbisë”, “Nuk e japim Kosovën” e të tjera.

Policia e Kosovës e stacionit veri, është duke e bërë sigurinë mbi lumen Ibër dhe deri më tani nuk është shënuar asnjë incident.

Strukturat paralele thërrasin serbët në protestë

Përfaqësues të pushtetit lokal në veri të Kosovës kanë paralajmëruar barrikada të sërishme, nëse KFOR-i vazhdon me bllokadën e rrugëve alternative që lidhin Kosovën me Serbinë.

Kryetari paralel i komunës së Zveqanit, Dragisha Millovic theksoi se KFOR-i plotësisht ka bllokuar rrugën që çon në drejtim të Novi Pazarit në fshatin Izvor afër Banjskës, dhe se situata në veri është duke u acaruar.

Sipas tij, KFOR-i po përpiqet që kalimet administrative t’i shndërrojë në kufi, me ç’rast është vënë në shërbim të institucioneve të Kosovës dhe Hashim Thaçit.

“Nëse rrugët alternative në veri të Kosovës mbyllen hermetikisht, nuk do të lejojmë qarkullimin e automjeteve të KFOR-it nëpër veri, dhe nëse duan t t’i furnizojnë ushtarët e tyre, këtë mund ta bëjnë vetëm nga ajri”, ka porositur Millovic.

Ndërkaq, i ashtuquajturi kryeshefi i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkovic, duke komentuar paralajmërimet për kthimin e barrikadave nga ana e serbëve lokalë, ka thënë se bëhet fjalë për një hap të arsyeshëm të qytetarëve, dhe se kjo është e drejtë e tyre legale për t’ju kundërvënë në mënyrë të qetë veprimeve të fundit të KFOR-it.

“Qytetarët nuk do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre dhe të jenë vetëm spektatorë duke shikuar mbylljen e pikave kufitare, pastaj si duhet jetuar në geto dhe si bashkësia ndërkombëtare duhet t’i pushtojë ata me tela gjemborë. Pres që popullata të dalë në rrugë dhe në mënyrë të qetë të shprehet kundër ndarjes nga republika e Serbisë”, tha Nedelkovic.

Ristiq: KFOR, mision paqeruajtës apo okupues

Kryetari paralel i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristic deklaroi të martën se serbëve në veri të Kosovës nuk iu ka mbetur gjë tjetër, përveç të protestojnë në mënyrë të qetë.

Sipas tij, KFOR-i më në fund duhet të tregojë “fytyrën” e vërtetë nëse është forcë okupuese, apo mision paqësor.

Ai vlerësoi se ka ardhur koha që edhe Serbia të tregojë fytyrën e saj dhe të dëshmohet, në mënyrë që popullit serb në Kosovë t’i thuhet hapur nëse i ka tradhtuar dhe shitur ata, apo vërtetë dëshiron të mbrojë sovranitetin e saj në Kosovë.

Ristic ka paralajmëruar gjatë ditës së sotme protesta të nxënësve të kësaj ane, në shenjë pakënaqësie ndaj institucioneve të Kosovës të cilat, siç tha ai, po bëjnë përpjekje që me dhunë të integrojnë veriun. (Kosovapress)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sharr, helmohen nxënësit shqiptarë nga produktet serbe
» zemra e thyer.....vertet!!!!????
» Promovohet libri “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”
» KFOR-i arreston disa serbë
» Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: