WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kosova ende larg liberalizimit të vizave

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Kosova ende larg liberalizimit të vizave  Empty
MesazhTitulli: Kosova ende larg liberalizimit të vizave    Kosova ende larg liberalizimit të vizave  EmptySat May 21, 2011 1:49 am

Në mungesë të udhërrëfyesit, i cili nuk i është lëshuar ende nga Brukseli, Kosova vazhdon t’i përmbushë njëanshëm kriteret për liberalizimin e vizave. Derisa në Qeverinë e Kosovës shpresojnë se kriteret teknike do të plotësohen nga fillimi i vitit vijues, në Komisionin parlamentar për integrime evropiane thonë se përfshirja e Kosovës në këtë proces është ende e largët.

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, pret që BE-ja shumë shpejt t'i nisë bisedimet me autoritetet e Kosovës, si për liberalizimin e vizave ashtu edhe për marrëveshjet tjera kontraktuale me Kosovën.

“Ne do të punojmë njëanshëm në përmbushjen e kritereve dhe shpresojmë që shpejt edhe Komisioni Evropian të vijë me një përgjigje pozitive për lansimin e dialogut për vizat, presim dhe avancimin e marrëdhënieve tregtare, e kështu me radhë”, ka thënë Çitaku për Evropën e Lirë.
Ndërkohë, kryetari i Komisionit për integrime evropiane në Kuvend, deputeti i DLK-së, thotë se Kosova mbetet getoja evropiane, për shkak të pengesave që po i bëhen asaj, si nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur atë si shtet, apo edhe për faktin se Kosova nuk i ka plotësuar kriteret e parapara.

Duke iu referuar deklaratave të përsëritura të kryeministrit Hashim Thaçi, i cili para gjysmë viti pati premtuar se brenda 15 muajve Kosova do të përfshihej në liberalizim, deputeti Haziri thotë se nuk ka kurrfarë afati që garanton përfshirjen e Kosovës në këtë proces.

“Mund të them lirisht se edhe tetë muaj kanë mbetur nga premtimi i kryeministrit. Por, absolutisht, nuk guxojmë të shkaktojmë pritje të qytetarëve të Kosovës sa i përket këtij procesi, sepse nuk ka asnjë datë, asnjë orar, as kalendar që Kosovën e çon në këtë proces. Kosova nuk e ka të qartë se kur e merr udhërrëfyesin dhe udhërrëfyesi i jep detyrat, standardet dhe kushtet teknike e politike që duhet të plotësohen në këtë proces”, ka thënë Haziri.

Sipas një vendimi të Qeverisë së Kosovës, pasaportat biometrike si një nga kushtet për liberalizim, do të fillojnë të prodhohen nga tetori i këtij viti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se Kosova mund t’i plotësojë kushtet teknike qysh në fillim të vitit 2012, por ai nuk e fsheh shqetësimin se sjellja e vendeve tjera të rajonit në procesin e liberalizimit të vizave mund t’i kushtojë me vonesa edhe Kosovës.

Gjatë qershorit pritet që Kosovën ta vizitojë një komisariat për punë të brendshme i BE-së, që do të dërgojë në Kosovë një komision vlerësues, i cili do të nxjerrë përfundime në lidhje me përmbushjen e kritereve të parapara për liberalizimin e vizave nga ana e Kosovës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Kosova ende larg liberalizimit të vizave
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» “Kam gjoksin më të madh në botë dhe ende po rritet”
» Jahjaga: I kemi plotësuar kushtet për liberalizim të vizave
» Nxënësit serbë: Kosova është zemra e Serbisë
» Së shpejti, Kosova pa mbikëqyrës të pavarësisë
» Kosova Dhe Shqiperia ,dy Shtete apo dhe Dy Kombe?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: