WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 EUROBASKET 2011

Shko poshtë 
2 posters
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 12:54 am

Eurobasket 2011: Shkëlqen Berisha

Dardan Berisha shfaqi paraqitjen e tij më të mirë deri më tani, pas tre ndeshjeve të Polonisë në Eurobasket 2011.

Basketbollisti pejan ishte njëri prej më meritorëve që Polonia regjistroi fitoren e parë në Grupin A, duke mposhtur Portugalinë me rezultat 81:73. 23 vjeçari shënoi plot 16 pikë dhe së bashku me realizuesin më të mirë Lukasz Koszarek (18) udhëhoqën Poloninë drejt fitores.

Berisha kontribuoi edhe me 4 kërcime dhe 3 asistime. Te Portugalia, që mbetet pa fitore pas tre dueleve, Antonio Tavares dhe Jorge Costa shënuan nga 13 pikë secili.

Spanja shënoi fitoren e tretë me radhë në Eurobasket 2011. Kampioni në fuqi mposhti Britaninë e Madhe 86:69. Pau Gasol ishte realizuesi më i mirë për Spanjën me 21 pikë, ndërsa vëllai i tij Marc shtoi 18 pikë dhe 11 kërcime.

Rudi Fernandez kontribuoi me 11 pikë, ndërsa Felipe Reyes realizoi 10. Luol Deng udhëhoqi Britaninë e Madhe me 17 pikë, ndërsa Daniel Clark shtoi 14. Në kryendeshjen mes Lituanisë dhe Turqisë fitoi nikoqiri Lituania me rezultat 75:68.

Në Grupin B, Italia shënoi fitoren e parë duke mposhtur Letoninë me rezultat 71:62. Andrea Bargnani ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 36 pikë, kuota e tij më e lartë ndonjëherë për Italinë.

Në përballjen tjetër të këtij grupi, Serbia vazhdoi me fitoren e saj të tretë, duke mposhtur Izraelin 89:80.

Ndërsa, Franca konfirmoi formën e saj të mirë dhe bilancin pozitiv duke arritur të mposht Gjermaninë me rezultat 76:65.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 12:55 am

Grupi A

Rezultatet

Spanja – Britania e M86:69
Portugalia – Polonia73:81
Turqia – Lituania75:68

Tabela

Spanja6
Lituania6
Turqia5
Polonia4
Portugalia3
Britania e M3

Grupi B

Rezultatet

Serbia – Izraeli89:80
Letonia – Italia62:71
Franca – Gjermania76:65

Tabela

Serbia6
Franca6
Gjermania5
Italia4
Letonia3
Izraeli3
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 12:56 am

Eurobasket: Ukraina fiton pas dhjetë vitesh

Oleksandr Kolchenko ishte hero i Përfaqësueses së Ukrainës, që regjistroi fitoren e parë në një kampionat evropian pas plotë dhjetë vjet pritjeje. Ukraina, të shtunën në ndeshjen e tretë të grupit D mposhti Bullgarinë me rezultatin 67:56. Kolchenko ishte më i dalluari me 18 pikë të shënuara.

Në këtë fitore historike të Ukrainës kontribuuan edhe Steve Burtt (17) e Dmytro Zabirchenko (12), kurse Viacheslav Kravtsov ishte i pakalueshëm në mbrojtje. Ai regjistroi dhjetë kërcime dhe katër bllokada.

“Kjo është fitorja jonë e parë në Eurobasket pas dhjetë vjetësh dhe jam shumë i emocionuar që jam pjesë e këtij ekipi që solli këtë sukses”, ka thënë Kyrylo Fesenko, që ndeshjen e mbylli me pesë pikë të shënuara. “Nuk luajta rol të madh, por gjëja më e rëndësishme është që ekipi fitoi dhe ndërpreu serinë e zezë. Tash do të mundohemi të mbajmë këtë ritëm”.

Fitoren e fundit në Eurobasket, Ukraina e ka regjistruar në vitin 2001 në Turqi kur në ndeshjen e grupit A pati mposhtur Përfaqësuesen e Francës me rezultatin 89:86. Ndërsa, suksesin më të madh e ka arritur në evropianin e vitit 1997 kur ka zënë vendin e 13 nga 16 ekipe pjesëmarrëse.

Te Përfaqësuesja e Bullgarisë, që në këtë evropian ka regjistruar dy humbje dhe një fitore, më të dalluarit ishin Chavdar Kostov e Filip Videnov me nga dhjetë pikë të shënuara.

Ndeshjen e ardhshme Ukraina e luan kundër Gjeorgjisë të dielën (sot), kurse Bullgaria përballet me Rusinë. Ndërkohë, Sllovenia ka regjistruar edhe fitoren e tretë rresht në grupin D, pasi të shtunën mposhti Gjeorgjinë me shifrat 87:75.

Grupi C

Finlanda – BH 92:64

Greqia – Maqedonia 58:72

Grupi D

Ukraina – Bullgaria 67:56

Sllovenia – Gjeorgjia 75
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 12:58 am

Eurobasket: Fitore e parë për Britaninë, Spanja fiton grupin

Përkundër fitores komode kundrejt Portugalisë me rezultat 85-73, Britania e Madhe ka gjasa të vogla për t’u kualifikuar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian të basketbollit.

Fitorja e parë e Britanisë së Madhe në këtë turne erdhi falë pikëve të Luol Deng (31) dhe Mike Lenzly (17).

Mirëpo, për t’u kualifikuar në fazën e dytë, Britania e Madhe duhet ta mposhtë Poloninë me diferencë prej 58 pikësh, pasi kjo përfaqësuese fitoi përballë Turqisë me një pikë diferencë (84-83).

Heroi i Polonisë ishte shqiptari Dardan Berisha, i cili regjistroi 21 pikë dhe ishte po ashtu vendimtari për fitoren në 12 sekondat e fundit.

Lideri i Grupit A, Spanja ka regjistruar edhe fitoren e katërt nga katër ndeshje, duke e mposhtur nikoqirin, Lituaninë, me rezultat 91-79 dhe në këtë mënyrë siguron pozitën e parë në grup kur ka mbetur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar.

Edhe Franca në kuadër të Grupit B e ka e ka regjistruar fitoren e katërt, ndërsa viktima e radhës ishte Italia, të cilën e mposhti me rezultat 91:84
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 1:12 am

Eurobasket : Berisha nuk mjafton, eliminohet Polonia

Dardan Berisha shkëlqeu sërish por paraqitja e tij e mirë nuk i mjaftoi Polonisë përballë Britanisë së Madhe e cila i mposhti me rezultat 81:88 në ndeshjen e tyre të fundit në Grupin A dhe i eliminoi nga EuroBasket 2011.

Edhe pse pësoi një lëndim në çerekun e parë që i pamundësoi të ketë minutazh të plotë në parket, basketbollisti pejan edhe njëherë ishte realizatori më i mirë i Polonisë me 19 pikë, 4 kërcime dhe 5 asistime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyTue Sep 06, 2011 1:13 am

Eurobasket : Franca mposht Serbinë

Përfaqësuesja e Francës në basketboll ka regjistruar fitore mjaft të vështirë prej 97-96 kundër Serbisë për të kryesuar Grupin B në xhiron e fundit të fazës së parë të Eurobasketit që mbahet në Lituani.

Francezët edhe një herë dëshmuan se janë fizikisht dominues dhe po ashtu konfirmuan se, krahas spanjollëve, janë favoritët kryesorë për ta fituar kampionatin.

Ata që shënuan më shumë për Francën në këtë takim ishin Tony Parker (24 pikë) dhe Nicolas Batum (18 pikë), ndërsa Marko Keselj (25 pikë) dhe Nenad Krstic (22 pikë) ishin më të vërejturit te Serbia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyFri Sep 16, 2011 8:10 pm

Eurobasket 2011 : Humbje e re e Serbisë

Vilnius, 16 shtator - Kombëtarja serbe në basketboll pësoi një disfatë të rëndë kundër Greqisë me rezultat 87:77 (34:8, 14:18, 16:22, 23:29) në një ndeshje që u luajt për një nga pozitat prej vendit të 5 deri në atë të 8-të në Eurobasket. Me këtë humbje të radhës, pas asaj në çerekfinale kundër Rusisë, basketbollistët serbë humbën edhe të drejtën e kaulifikimit direkt në Lojërat Olimpike “Londra 2012”.Grekët shpërthyen në çerekun e parë të ndeshjes, kur arritën epërsinë e pakapshme prej 34:8. Në fund të ndeshjes, serbët arritën të zbusin këtë epërsi, por nuk ia dolën t’i shmangen humbjes me 10 pikë dallim.

Basketbollistët më efikas në ndeshje Bourussis, me 27 pikë, dhe Fotzis me 16 pikë, ndërsa te serbët Marko Keshel me 22 pikë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyFri Sep 16, 2011 8:14 pm

Eurobasket 2011 : Maqedonia nuk kishte fuqi sa duhet për Spanjën

Vilinus, 16 shtator - Kombëtarja spanjolle e basketbollit është kualifikuar për herë të tretë radhazi në finalet e Eurobasketit, duke mundur përfaqësuesen e Maqedonisë me rezultat 92:80 (26:18, 18:27, 27:17, 21:18).Maqedonasit nuk kanë pasur zgjidhje për basketbollistin më të disponuar të ndeshjes, fundorin Juan Carlos Navarro, i cili shënoi 35 pikë, nga të cilat 19 i shënoi në çerekun e tretë të ndeshjes.

Me kërcime dhe pikë ka dominuar edhe ylli i NBA-së, Pau Gasol, i cili arriti një double-double fanstastik prej 22 pikëve dhe 17 kërcimeve. Double-double shënoi edhe vëllai i tij, Mark Gasol, me 11 pikë e 10 kërcime.

Në radhën e lojtarëve të Maqedonisë basketbollisti më efikas ishte Boa McCalebb me 25 pikë dhe 5 asistime. Po ashtu edhe krah-qendra Pero Antiq shfaqi një ndeshje të mirë dhe arriti të shënojë 17 pikë e 9 kërcime, derisa Ilievski, shënoi 15 pikë.

Skuadra e dytë finaliste do të mësohet sonte pas përfundimit të ndeshjes së dytë gjysmëfinale ndërmjet Francës e Rusisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptyFri Sep 16, 2011 8:16 pm

Eurobasket 2011 : Në finale, Franca - Spanja

Publikuar: 16.09.2011 - 22:32

Kaunas, 16 shtator – Në finale të kampionatit të Evropës në basketboll “Lituania 2011” do të ndeshen Franca dhe Spanja, kurse për medalje të bronztë do të luftojnë maqedonia dhe Rusia.

Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, sonte Franca mposhti Rusinë me rezultatin 79:71

(17:16, 22:18, 16:13, 24:24), kurse më herët Spanja ka fituar kundër sensacionit të këtij kampionati Maqedonisë 92:80.

Spanjollët dhe francezët janë kualifikuar edhe për lojërat olimpike Londra 2012, kurse në turneun kualifikues do të luajnë Rusia, Maqedonia, Lituania dhe Greqia.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 EmptySun Sep 18, 2011 11:18 pm

Eurobasket 2011 : Spanja për herë të dytë kampione e Evropës

Spanja është kampione e Evropës. Stuhia e Kuqe në finalen e madhe të kampionatit evropian “Lituania 2011” ka arritur që për të dytën herë me radhë të fitojnë titullin e më të mirit në Evropë duke e mposhtur kësaj radhe Francën në finalen e parë të tyre në histori me rezultat 98:85.

“Iberikët” ishin të udhëhequr nga Carlos Navarro me 27 pikë dhe Paul Gasol e Jose Calderon me nga 17 të tjera. Mirëpo assesi nuk duhet lënë anash edhe kontributin e Mark Gasol, Ricky Rubio, Rudy Fernandez, Ibaka, Sergio Lull e të tjerëve etj ishin shumë më të mirë se Franca e Tony Parkerit i cili pothuajse luftoi i vetëm në këtë ndeshje me ç'rast ishte edhe realizatori më i mirë i tre kolorëve me 26 pikë.

Spanjollët të cilët gjatë tërë kampionatit kanë pësuar vetëm një humbje nga Turqia në fazën e grupeve në mënyrë sistematike udhëhoqën në finale ku në tre çerekët e parë shënuan nga 25 pikë për çerek, ndërsa në të katërtin u munguan vetëm dy pikë që ta kompletonin 100 pikëshin dhe ndarjen e pikëve në mënyrë të barabartë.

Spanja pati një fillim bombastik duke e përfunduar çerekun e parë me shifrat 25:20. Ndërkohë për ta thelluar epërsinë në çerekun e dytë u përkujdesën Calderon e Ibaka për 29:20. Ndërsa brenda pak minutave, Gasol rrumbullaksoi epërsinë në 10 pikë për 36:26. Francezët u duk sikur u rikthyen në lojë kur Batum dhe De Colo e afruan rezultatin në vetëm 5 pikë mirëpo Gasoli doli edhe njëherë në skenë për t'i dhënë Spanjës një pushim të rehatshëm në fund të pjesës së parë.

Ndërkohë ai i cili ndryshoi rrënjësisht gjërat në qerekun e tretë ishte Juan Carlos Navarro i cili eksplodoi me 9 pikë radhazi për të dërguar rezultatin në 75:62 në fund të çerekut të tretë. Në çerekun e katërt dhe të fundit spanjollët vazhduan me efikasietin e tyre ndërsa francezët nuk mundën të bëjnë asgjë më tepër sesa të pajtohen me fatin e tyre.

Përkundër kësaj humbje Franca ka siguruar drejtpërdrejt kualifikimin në Lojërat Olimpike Londra 2012 dhe kjo sadopak mund t'i ngushëlloj francezët.

Pas ndeshjes, lojtari më i vlefshëm apo si quhet MVP është shpallur Juan Carlos Navaro i Spanjës.

Shqiptari i vetëm i këtij kampionati Dardan Berisha tha se Spanja me meritë arriti ta mbroj titullin e fituar dy vite më parë.

"E kam thënë edhe në fillim të kampionatit se Spanja është ndër favoritët kryesorë. Në ballafaqimin direkt që kishim me ta e kam parë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata basketbollist. Mendoj se Spanja më të mirën e saj e ruajti për përfundimin e kampionatit dhe fuqinë e vërtet e tregoi pikërisht në finale.

Franca u mundua tu bëjë ballë mirëpo ishte vetëm Tony Parker ai i cili u mundua të bënte diçka, por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Mendoj se Spanja është një ndër përfaqësueset më të mira në botë aktualisht dhe me meritë arritën ta mbrojnë titullin e kampionit", tha Berisha.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
Sponsored content





EUROBASKET 2011 Empty
MesazhTitulli: Re: EUROBASKET 2011   EUROBASKET 2011 Empty

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
EUROBASKET 2011
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ja personazhet më tërheqës të 2011
» Mbi 110 të arrestuar për demonstratën e dhunshme te dates 21.01.2011
» Erza nga Mitrovica, Miss Idaho 2011
» Zrinjevac fitues i turneut “Pavarësia 2011"
» Reina: Mezi e pres stinorin e ri 2011-12

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) SPORTI DHE SPORTDASHËSIT (¯`♥´¯) :: BASKETBOLL-
Kërce tek: