WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm

Shko poshtë 
AutoriMesazh
The Godfather
Anëtar/e
Anëtar/e
The Godfather


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 249
Vendodhja Vendodhja : I ulur ne karrigen time
Mosha Mosha : 40

Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm  Empty
MesazhTitulli: Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm    Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm  EmptyThu Oct 06, 2011 9:10 pm

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë konfirmuar të enjten KosovaLive se kanë arrestuar “mjekun” Hajrullah Binakaj, pronar i spitalit privat për kardiokirurgji “Heart” në Gjakovë, me dyshimin se ka ushtruar detyrën e kardiokirurgut pa diplomim përkatës.

Arrestimi i 46 vjeçarit është kryer të mërkurën rreth orës 21:30, pas hetimeve katër mujore nga hetuesit e Njësitit për krime ekonomike.

Hetimet e nisura para katër muajve, janë iniciuar pas ankesave të disa pacientëve që janë trajtuar nga personi i arrestuar.

“Kemi dëshmi se ky person ka të regjistruar Fakultetin e mjekësisë, por nuk ka dëshmi që ka diplomuar si mjek e lere si kardiokirurg. Ai ka kryer vetëm disa trajnime për kardiokirurg”, thotë për KosovaLive ky burim i sigurt brenda policisë.

Mjeku i rrejshëm, që ka luajt me shëndetin e njerëzve, dyshohet se ka vendos stenda me nevojë e pa nevojë nëpër arteriet e pacientëve vetëm për të përfituar para.

I dyshuari ka bashkëpunuar edhe me kardiolog të vendeve të jashtme, të cilët kohë pas kohe kanë kryer operacione në spitalin e tij.

Arrestimin e mjekut të rrejshëm e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibra, i cili shtoi se i dyshuari po mbahet në masa të ndalimit policor. /Telegrafi/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.eja-ti.tk
 
Arrestohet kardiokirurgu i rrejshëm
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Arrestohet kanibali rus
» Arrestohet bosi i Albanian Airlines
» Arrestohet pasi 16 orë bisedoi në celular
» Seks me 1 000 gra, arrestohet komunisti kinez

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: KRONIKA E ZEZË-
Kërce tek: