WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Kaos në telekomunikimin në Kosovë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Kaos në telekomunikimin në Kosovë Empty
MesazhTitulli: Kaos në telekomunikimin në Kosovë   Kaos në telekomunikimin në Kosovë EmptySun Oct 30, 2011 10:18 pm

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin “Përgjimi Ligjor i Telekomunikimeve në Kosovë: Implikimet për Sigurinë”.

Autori i dokumentit, Shpend Kursani, thekson se “kjo është një formë shumë efikase e hetimit të krimit”, por se ka gjasa që të keqpërdoret dhe të cenoj të intimitetit e individit.

Florian Qehaja, drejtor ekzekutiv në QKSS, thekoi se nuk ekzistojnë rregulla të qarta sa i përket bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore të sigurisë, si dhe në mes të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare të sigurisë, gjë që përgjimin e bënë joefikas në hetimin e krimit.

“Institucionet e sigurisë kanë të nënshkruara marrëveshje individuale dhe të pavarura me operatorët e telekomunikacionit në Kosovë. Kjo bënë që çështjet e sigurisë në Kosovë të mbesin në mëshirën e aftësive negociuese të secilit institucion të sigurisë me operatorët në Kosovë”, ka thënë ai.

Dokumenti thekson se inspektimi është i nevojshëm të bëhet si në anën e institucioneve të sigurisë si vendore ashtu edhe ndërkombëtare dhe në anën e operatorëve. Keqpërdorimet janë shumë të mundshme në të dyja anët, prandaj duhet të ekzistojnë mekanizma që do të inspektojnë keqpërdorimet potenciale.

Një shqetësim tjetër që theksohet në dokument është ai i ndërlidhjes (interkonkecionit) ndërkombëtare i linjës fikse me Serbinë. Përderisa përdorimi i kodit ndërkombëtar të linjës fikse (+381) është diskutuar në suaza të analizave ekonomike dhe humbjeve përkatëse ekonomike, ky dokument thekson se kjo ndërlidhje paraqet kërcenim edhe për sigurinë nacionale në Kosovë.

Pëllumb Kallaba, udhëheqës i hulumtimeve në QKSS, thotë se rrezik potencial paraqet edhe moskontrolli i operatorëve ilegalë të Serbisë, ku supozohet se janë rreth 120 mijë përdorues qoftë në veri të Kosovës apo edhe në komunat me shumicë serbe.

“Duhet të merret seriozisht edhe interceptimi i shërbimeve të internetit, pasi që Kosova nuk posedon kod shtetëror të internetit”, ka thënë ai.

Dokumenti paraqet disa rekomandime substanciale, mes tjerash, rekomandon që ligji relevant duhet të përmirësohet në atë mënyrë që të përfshijë predispozitat e detajuara për standardizimin e procedurave të bashkëpunimit ndërmjet të gjitha Institucioneve të Drejtësisë dhe Sigurisë (të autorizuar që të përgjojnë telekomunikimet) dhe të gjithë operatorët e licencuar nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Kaos në telekomunikimin në Kosovë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Moti i keq, dëme të mëdha në Kosovë
» Çfare mendoni per JETEN NE KOSOVE?
» Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë
» “The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) FORUMI SHKENCOR (¯`♥´¯) :: EKONOMI & BIZNES-
Kërce tek: