WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
sweety
Bordidrejtues
Bordidrejtues
sweety


Anëtarësuar Anëtarësuar : 29/04/2011
Postime Postime : 2345
Vendodhja Vendodhja : sarande
Mosha Mosha : 31

Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë  Empty
MesazhTitulli: Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë    Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë  EmptySat Jan 07, 2012 8:38 am

Presidenti Boris Tadiç deklaron se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe se dënon dhunën, sipas tij, të regjistruar një ditë më parë.

"Kjo është toka jonë, unë u uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës "Gëzuar Krishtlindjen!", uroi Tadic, duke lëshuar kështu një tjetër deklaratë të fortë nga territori i Kosovës së pavarur.

Një ditë më parë Tadiç pas shumë vështirësish arriti të futet në territorin e Kosovës. Rruga e tij për në Manastirin e Deçanit u pengua disa herë megjithatë ai arriti në Decan nëpërmjet rrugës tokësore rreth orës 18:00.

Eskorta e tij u sulmua nga aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të Decanit, të cilët gjatë gjithë ditës protestuan kundër kësaj vizite.

Disa gurë u hodhën në makinat e EULEX-it të cilat po e shoqëronin delegacionin serb, edhe pse turma tashmë ishte izoluar nga njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Forca të mëdha të sigurisë, si nga Policia e Kosovës po ashtu nga ato të EULEX-it e KFOR-it u shtrinë në Decan duke ofruar kështu një siguri të nivelit të lartë.

Presidenti serb pas veshtirësive që kaloi do të kalojë natën në Decan. Ndërkohë që mediat lokale nuk u lejuan ta përcjellin vizitën në Manastir.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://forumi.shqiperia.com/
 
Tadiç në Kosovë: Kjo është toka jonë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Vizita e vështirë e Tadiç
» Kaos në telekomunikimin në Kosovë
» Çfare mendoni per JETEN NE KOSOVE?
» Moti i keq, dëme të mëdha në Kosovë
» “The Guardian”për Thaçin: “Peshku i madh” i krimit në Kosovë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MEDIA DHE POLITIKA (¯`♥´¯) :: POLITIKA MBARSHQIPTARE :: :: LAJME NGA KOSOVA-
Kërce tek: