WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit Empty
MesazhTitulli: Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit   Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit EmptySat Dec 18, 2010 11:10 pm

Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit 2yvtl7b
Beograd, 18 dhjetor - Zv.kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë pjesë në pjesën solemne të Kongresit Zgjedhor të Partisë Demokratike (DS) të Boris Tadiqit në Serbi, të shtunën.
Gjatë ceremonisë së mbajtur në Beograd, Meta është ulur në radhën e parë, përkrah mysafirit tjetër, Milorad Dodik, kryetar i Republika Srpskas, një ulëse më larg nga kryetar i Serbisë dhe kryetar i DS-së, Boris Tadiq.
Në Beograd Meta ka theksuar se Shqipëria dhe Serbia duhet të punojnë së bashku për ardhmëninë e të dy vendeve.
Gjatë qëndrimit në Beograd, Meta është takuar edhe me kryeministrin serb Mirko Cvetkoviq.
“Serbia pret hetime të hollësishme në lidhje me pohimet e raportuesit të Asamblesë arlamentare të Këshillit të Evropës Dick Marty”, ka thënë Cvetkoviq gjatë takimit me Metën.
"Kur bëhet fjalë për Kosovën, kryetari i Qeverisë së Serbisë Mirko Cvetkoviq ka përsëritur se Qeveria e Serbisë vazhdon të mbetet pranë qëndrimit se dialogu është rruga e vetme për gjetjen e zgjidhjes së kompromisit", thuhet në komunikatë të lëshuar nga qeveria e Serbisë.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri shqiptar, Ilir Meta, ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë duhet të intensifikohet në domenin politik dhe atë ekonomik.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Ilir Meta, në Kongresin zgjedhor të Partisë së Tadiqit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: