
Prishtinë, 15 janar - Të dhënat për dyshimet se janë kryer krime UNMIKU i ka përcjellur tek Tribunali i Hagës, thotë Zannier dhe shton se edhe vetë zonja Del Ponte atë botë pati deklaruar se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për të ngritur rastin.
“Nëse raporti i Martyt ka fakte të reja, atëherë e gjitha që mund të bëj është t’i mbështes ata që pohojnë se duhet të bëhen hetime dhe të ofrohen prova, i deklaroi një radioje lokale njëshi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri përkitazi me raportin e Dick Martit”, shkruan Infoglobi.
‘Në këtë rast ne si OKB do të mbështesim hapat që do t’i ndërmarrë EULEX-i për të sqaruar këtë situatë’, ka thënë Zannier.
Sipas tij, në një periudhë kohore UNMIK-u ka qenë në dijeni për disa akuza për krimet që dyshohej se janë kryer gjatë luftës. ‘Të dhënat i janë përcjellur Tribunalit të Hagës’, ka nënvizuar Zannier.
‘Për aqë sa mua më kujtohet, në një moment, zonja Del Ponte pati thënë publikisht se ajo nuk kishte prova të mjaftueshme që të nisë rastin në prokurori’, ka deklaruar njëshi i UNMIK-ut.
‘Nëse raporti i Martyt përmbanë evidencë të re, hapat duhet të ndërmirren, por nëse mungojnë prova të reja, atëherë kam frikë se do të kthehemi prapa, në pikën kur Del Ponte kishte deklaruar se të dhënat ekzistuese nuk mjaftojnë që të lëvizet përpara me atë rast’, ka thënë pos tjerash Lamberto Zannier.
_________________
Ca pika shiu rane mbi qelq,
Per ty une befas ndjeva mall,
Jetojmë të dy në një qytet,
Dhe rrallë shihemi sa rrallë.