WwW.Eja-Ti.Tk
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Delli e “hesht” PDK-në

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mondi
Bordidrejtues
Bordidrejtues
Mondi


Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/11/2010
Postime Postime : 3474
Vendodhja Vendodhja : Always where I need to be...:)
Mosha Mosha : 39

Delli e “hesht” PDK-në  Empty
MesazhTitulli: Delli e “hesht” PDK-në    Delli e “hesht” PDK-në  EmptySun Jan 16, 2011 1:42 am

Delli e “hesht” PDK-në  21kwghk

Prishtinë, 15 janar - Koha Ditore, sot, në një shkrim më të gjatë shkruan se intervista e ambasadorit Christopher Dell, e botuar në këtë gazetë të shtunën dhe të dielën, i mbyll për media zyrtarët e lartë të PDK-së. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Christopher Dell, i ka “heshtur” zyrtarët e lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, me deklaratën e tij se në Qeveri të re të Kosovës duhet të hyjnë njerëz kredibilë dhe me duar të pastra. I vetmi Rrustem Mustafa ka pranuar të shtunën t’u përgjigjet thirrjeve të “Kohës Ditore”, ndonëse as ai nuk ka dashur të komentonte asgjë nga deklarata e ambasadorit. “Dua të rezervohem nga komentimet në këtë kohë, sepse më 25 të këtij muaji e kam një seancë gjyqësore”, ka thënë ai, përmes një bisede të shkurtër telefonike. Edhe më shkurt ka folur për të kaluarën e tij. “S’kam bërë kurrë asgjë të keqe”, është shprehur ai. Mustafa, si njëri nga nënkryetarët e PDK-së, më herët ka qenë i dënuar me katër vjet burgim, nën akuzën se ka kryer krime lufte. Bashkë me të, në kuadër të të ashtuquajturit “Grupi i Llapit”, ishte dënuar edhe Latif Gashi, me gjashtë vjet burgim. Të dy tash janë në listën e kandidatëve të PDK-së që kanë fituar numër të mjaftueshëm të votave për t’u bërë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës. Por nëse i nominuari i PDK-së për kryeministër, Hashim Thaçi, mandatohet për krijimin e Qeverisë dhe vendos ta dëgjojë këshillën e ambasadorit Dell, as njëri e as tjetri nuk do kenë mundësi që të kenë poste ministrore. Respektimi i këshillës së ambasadorit amerikan do ta linte jashtë ekzekutivit edhe njërin nga ministrat, me të cilët është mburrur PDK-ja gjatë fushatës së fundit zgjedhore - Fatmir Limajn. Ministri në largim i Postë-Telekomunikacionit e ka një problem tjetër. Është bastisur nga EULEX-i dhe tash është nën hetime. Të tillët Delli nuk ka dëshirë t’i shohë në Qeveri së paku derisa të kryhen hetimet ndaj tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://eja-ti.albanianforum.net
 
Delli e “hesht” PDK-në
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
WwW.Eja-Ti.Tk :: (¯`♥´¯) MË PRANË NJËRI TJETRIT (¯`♥´¯) :: PORTALI I FORUMIT-
Kërce tek: